0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Zaev: Në 100 ditët e para të mandatit komisioni i ekspertëve vendorë dhe ai ndërkombëtar do t’i vendos themelet në spastrimin e gjyqësisë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sonte ishte mysafir në Televizionin Tellma dhe i paralajmëroi proceset që Qeveria e re e kryesuar nga LSDM-ja dhe koalicioni "Mundemi" do t'i ndërmarrin në fushën e gjyqësisë.

Shkup, 10 korrik 2020 (MIA) – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sonte ishte mysafir në Televizionin Tellma dhe i paralajmëroi proceset që Qeveria e re e kryesuar nga LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi” do t’i ndërmarrin në fushën e gjyqësisë.

“Nisemi me spastrimin e gjyqësisë ashtu siç tha Komisioni Evropian për ta bërë këtë. Spastrimi targeton përgjegjësi dhe marrje të përgjegjësisë në vend të përgjegjësisë kolektive me shpërndarjen e gjyqësisë. Në periudhën e fundit roli i Qeverisë ishte për t’i shënuar ligjet, me Komisionin e Venecias dhe me Komisionin Evropian këtë e kemi bërë. Në Parlament detyra ishte që të votohen ato ligje dhe kjo është bërë madje edhe në sferën e dy të tretave të ligjeve siç është ligji për prokurorinë publike. Pjesa e zbatimit praktik tani vjen në shesh. Përmes spastrimit në gjyqësi, secili gjykatës që ka vjetërsuar lëndë do të shkarkohet nga komisioni i përzier i ekspertëve dhe ai ndërkombëtar i krijuar që në 100 ditët e para do t’i vendos themelet në spastrimin e gjyqësisë. Komisioni antikorrupsion përmes DAP-it dhe institucioneve tjera do të bëjë kontroll të pronës, prejardhjes së parave të gjykatësve, prokurorëve duke i përfshirë edhe politikanët”, ka thënë Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e cila ka të bëjë me spastrimin e planifikuar të gjyqësisë.

Elaboroi se është e shëndetshme për shtetin në katër vitet e ardhshme t’i maksimizojmë kapacitetet, t’i ngritim standardet dhe t’i evropianizojmë institucionet.

“Pa shtet juridik dhe qeverisje të barabartë të ligjit dhe të drejtës nuk ka as ekonomi, nuk ka as shëndetësi të mirë, nuk ka as arsim të mirë. Këtu është themeli për gjithçka. Prandaj themi që në 100 ditët e para fillojmë me këtë procedurë për spastrim në gjyqësi, do të ketë revizion komplet edhe të lëndëve. Kjo duhet të bëhet”, theksoi Zaev. fb/

Back to top button
Close
Close