0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Zaev: Mos heshtni kur është radha juaj të flisni – më 15 korrik dilni dhe votoni të të vazhdojmë përpara

 Para nesh është 15 korriku, dita kur duhet të vendosim nëse të dalim të zgjedhim siguri apo të qëndrojmë në shtëpi dhe me këtë t'i japim shans rrezikut dhe pasigurisë Mos heshtni kur është radha juaj të flisni. Dilni, deklaroi lideri i LSDM-së dhe bartës në NJZ 4, Zoran Zaevi.

Shkup, 10 korrik 2020 (MIA) – Para nesh është 15 korriku, dita kur duhet të vendosim nëse të dalim të zgjedhim siguri apo të qëndrojmë në shtëpi dhe me këtë t’i japim shans rrezikut dhe pasigurisë Mos heshtni kur është radha juaj të flisni. Dilni, deklaroi lideri i LSDM-së dhe bartës në NJZ 4, Zoran Zaevi.

“Për 2,5 vjet nga një shtet i izoluar u bëmë anëtare e NATO-s dhe hapim negociata me BE-në. Morëm një  rrugë që askush para nesh nuk ka pasur guxim ta marrë, por sot, para gjithë botës jemi maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase. Kemi rritje më të shpejtë të pagës minimale dhe mesatare deri më tani. Kemi shtet social dhe pushtet të ndërgjegjshëm. E ndërtojmë shtetin”, tha Zaevi.

E di, thotë ai, se nuk i përmbushëm të gjitha pritjet tuaja, se kemi bërë edhe gabime, por, çdo gabim tonin, na e tregonit me zë të lartë, në mënyrë demokratike, ndërsa ne ju dëgjonim dhe reagonim.

“Treguam se dimë dhe mundemi të përmirësohemi. Dhe kjo më jep të drejtë të them se nuk jemi të gjithë të njëjtë dhe asnjëherë nuk do të jemi. Dhe kjo më detyron sot të zotohem para jush se sistemi gjyqësor do të jetë puna e parë e cila do të reformohet në mandatin e ardhshëm. Dhe qëndroj pas kësaj me të gjithë integritetin tim para jush”, tha Zaevi.

Ai kërkoi mbështetje për edhe një mandat, që siç thotë, edhe më shpejtë të vazhdojmë përpara.

“E kërkoj mbështetjen tuaj. E kërkoj votën tuaj për edhe një mandat. Që t’i vazhdoj politikat e mira. Që të vazhdojmë përpara edhe më shpejt dhe të mos e lëshojmë shansin që së bashku e krijuam për këtë vend tonin të bukur dhe për popullin tonë. Zgjedhja është e qartë. Por, mos mendoni se puna  ka përfunduar paraprakisht. Do të vazhdojmë përpara nëse vetëm ju kështu vendosni dhe vetëm nëse dilni dhe votoni më 15 korrik, në vendvotimin tuaj i cili do të jetë plotësisht i sigurt. Mos heshtni kur është radha juaj të flisni: Dilni, Votoni”, porositi lideri i LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi”. ar/ 

Back to top button
Close
Close