0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Zaev: Minierë në Illovicë nuk do të ketë, për VMRO-DPMNE-në përfitimi është më i rëndësishëm se qytetarët

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë vizitës së sotme në Rajonin e Strumicës pati takim me banorët e vendbanimit Illovicë. Në takim u bisedua për masat dhe politikat e zbatuara, vendimet nga Programi i ri, ndërsa fokusi kryesor ishte vendosur në temën me miniserën e bakrit he arit Illovica - Shtuka.

Shkup, 2 korrik 2020 (MIA) – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë vizitës së sotme në Rajonin e Strumicës pati takim me banorët e vendbanimit Illovicë. Në takim u bisedua për masat dhe politikat e zbatuara, vendimet nga Programi i ri, ndërsa fokusi kryesor ishte vendosur në temën me miniserën e bakrit he arit Illovica – Shtuka.

Para të prnaishmëve, Zaev theksoi se ai dhe LSDM e mbajti fjalën dhe prandaj sot në Illovicë nuk ka minierë e cila do ta rrezikonte natyrën dhe mjedisin jetësor.

“Kur në vitin 2016 në zgjedhjet parlamentare dhe në vitin 2017 në lokalet e kërkuam mbështetjen tuaj, dhamë fjalë se miniera këtu nuk do të ketë. Sot qëndroj para jush dhe me krenari mund t’ju shikoj sepse e mbajtëm fjalën. Luginën e Strumicës, Ograzhdenin tonë i shpëtuam nga miniera e vdekjes. E vështirë ishte ajo betejë, e zhvilluam me vite, por besuam se do t’ia dalim dhe ia dolëm”, porositi Zaev.

Ai foli edhe për premtimet e VMRO-DPMNE-së për hapjen e minierave dhe qasjen e tyre drejt interesave të qytetarëve.

“VMRO-DPMNE solli problem serioz me koncesionet për miniera. Atë problem gradualisht e zgjidhëm me ju qytetarët dhe gjatë tërë asaj kohe, VMRO-DPMNE jo vetëm që nuk kërkuan falje, jo vetëm që nuk pranuan se gabuan para qytetarëve, por e shohim bartësin e tyre Igor Janushev, ndërkaq që premton miniera, përsëri halle të reja për qytetarët. Kjo vetëm tregon se në VMRO-DPMNE u intereson vetëm përfitimi, nuk janë të rëndësishme interesi dhe shëndeti i qytetarëve, mbrojtja dhe natyra. Vetëm përfitimi dhe paratë janë të rëndësishme. Prandaj, do të mbeten në opozitë edhe 4 vite. Jini të qetë, në Illovicë minierë nuk do të ketë”, porositi Zaev. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close