0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalEkonomiKorrespondentë MKD

Zaev: LSDM është fuqishëm e përkushtuar në projekte të mëdha, investime t në infrastrukturë e lëvizin ekonominë para

Është kënaqësi e madhe të shihet si edhe në kushte të jashtëzakonshme, me respektimin e të gjitha masave për mbrojtje, me rritëm të shpejtë ndërtohen rrugët. Kriza me Kovid 19 nuk i ka penguar investimet kapitale në vend, përkundrazi, kemi përshpejtim të ritmit të ndërtimit.

Kriva Pallankë, 21 qershor 2020 (MIA) – Është kënaqësi e madhe të shihet si edhe në kushte të jashtëzakonshme, me respektimin e të gjitha masave për mbrojtje, me rritëm të shpejtë ndërtohen rrugët. Kriza me Kovid 19 nuk i ka penguar investimet kapitale në vend, përkundrazi, kemi përshpejtim të ritmit të ndërtimit. Republika e Maqedonisë së Veriut ndërlidhet edhe me brendësinë edhe me vendet fqinje, deklaroi sot kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, i cili së bashku me zëvendëskryetarin e partisë dhe bartësin e listës në Njësinë Zgjedhore 3, Lupço Nikollovski, është bërë vizitë e aktiviteteve për rikonstruimin e aksit rrugor Rankovcë-Kriva Pallankë.

Zaev potencoi se tërë Korridori 8 po rikonstruohet, akset rrugore po riparohen dhe për një vit qytetarët do të kenë riparim të plot dhe modern të rrjetit rrugor drejtë Republikës së Bullgarisë.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski në kompetencë të të cilit janë rikonstruimi i kësaj rruge, si dhe kryetarët e komunave të Kriva Pallankës dhe Rankovces. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close