0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Zaev-Kurti: Të dy vendet mirë janë ballafaquar me koronavirusin, këtë javë do të dihet se kur do të caktohen zgjedhjet

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës mjaftë mirë janë ballafaquar me krizën e shkaktuar nga koronavirusi, konkluduan në bisedën e sotme telefonike, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe Albin Kurti, ushtrues i detyrës kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Shkup, 25 maj 2020 (MIA) – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës mjaftë mirë janë ballafaquar me krizën e shkaktuar nga koronavirusi, konkluduan në bisedën e sotme telefonike, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe Albin Kurti, ushtrues i detyrës kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lidhur me gjendjen politike dhe mbajtjen e zgjedhjeve, kryetari i LSDM-së, Zaev theksoi se deri nga fundi i kësaj jave do të dihet se kur do të mbahen zgjedhjet në Maqedonionë e Veriut, duke shtuar se ato duhet të organizohen në afatin sa më shpejtë të mundur.

Ai theksoi se dy partitë simotra duhet ta vazhdojnë bashkëpunimin e mirë dhe të afërt, i cili do të kontribuojë për ardhmëri më të mirë të dy fqinjëve dhe qytetarëve të tyre.

“Kam respekt të plot ndaj qytetarëve të Kosovës, mund të mbështeteni tek ne, ardhmëria e jonë është BE-ja”, tha Zaev, duke shtuar se, siç kumtuan nga LSDM-ja, shpreson në zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. bsh/

Back to top button
Close
Close