0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPartitë politikePolitikëVideo deklaratë

Zaev kërkon shumicë prej dy të tretash për Ligjin për Prokurorinë Publike

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot në konferencë shtypi deklaroi se ka filluar të bisedojë dhe të mundohet të sigurojë shumicë prej dy të tretash në Kuvend për sjelljen e Ligjit për Prokurorinë Publike.

Shkup, 20 janar 2020 (MIA) – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot në konferencë shtypi deklaroi se ka filluar të bisedojë dhe të mundohet të sigurojë shumicë prej dy të tretash në Kuvend për sjelljen e Ligjit për Prokurorinë Publike.

“Do të isha i lumtur nëse atë e bën partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, na bashkohet dhe na e lehtëson rrugën për sjelljen e tij, por besoj si shoqëri, si shtet si Parlament duhet deri më 11 shkurt – ditën para shpërndarjes së Parlamentit të tentojmë të votojmë për ligjin. Kjo do të ishte një punë shumë e madhe e kryer për qytetarët dhe para së gjithash vegël e fuqishme dhe instrument i komisarit evropian për vendet anëtare të BE-së në takimet e ardhshme të Këshillit Evropian, për sjelljen e vendimit të shumëpritur për datën për fillimin e negociatave”, nënvizoi Zaev në konferencë shtypi në selinë e partisë.

Shprehu bindjen se mund të sillet ky vendim ligjor dhe e përsëriti se bëhet fjalë për ligj sistematik strukturor që sillet me shumicë prej dy të tretash, siç tha, “në kohën dhe ambientin kur lëndët e PSP-së janë siguruar, ata janë proces gjyqësor nën kompetencat e prokurorit publik republikan dhe kjo krijon obligim për të gjithë faktorët politik të vazhdojmë të bisedojmë dhe ta gjejmë zgjidhjen e cila është më e mirë për qytetarët dhe gjithsesi në funksion të rekomandimeve të Komisionit të Vencies, Delegacionit Evropian dhe Komisionit Evropian.

Lidhur me vërejtjet e dhëna dje nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe me atë deri ku është e gatshme LSDM-ja të bëjë kompromis, Zaev tha se pret ata të votojnë dhe ta mbështesin ligjin.

“Ne jemi të gatshëm të shkojmë deri aty derisa e lejon sistemi ynë gjyqësor dhe korniza  që e sjellë Bashkimi Evropian, ndërsa kjo do të thotë politikanët të mos zgjedhin prokurorë, kjo do të thotë se nuk guxojmë të lejojmë që disa kritere të caktuara për shkak dëshirës së partive politike nëse janë të pushtetit apo të opozitës t’i tejkalojnë linjat e kuqe të lejuara me rregullativën evropiane. Këto zgjidhje ligjore janë pjesë e paketës së reformave gjyqësore, por janë edhe pjesë e asaj që do të thotë harmonizim i Maqedonisë së Veriut me legjislativën evropiane në fushën e gjyqësisë”, theksoi Zaev.

Ai tha se nëse e kërkon nevoja për këtë të bisedohet edhe në takimin e liderëve. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski për ligjin për prokurorinë publike, nga ana tjetër, dje tha se duhet të dalë prej ligjit evropian, reformues, qëndrimeve të harmonizuara të grupeve të punës, ndërsa madje më pas të konvokojë takim liderësh, dhe jo vetëm sa për ta bërë.

“Dhe po, do të përpiqem fillimisht të bisedoj me tetë deputetët që të siguroj shumicë prej dy të tretash, por dëshiroj t’i lehtësoj pikërisht ata prej kësaj përgjegjësie. Ata e ndjejnë përgjegjësinë pasi kanë votuar për integrimin në NATO dhe në BE, por përgjegjësia do të jetë më e madhe për partitë më të mëdha që të qëndrojmë pas këtij vendimi”, thotë Zaev.

E përsëriti se mossjellja e ligjit nuk jep kornizë ligjore të përmbyllur që në mënyrë të lirshme, të pavarur të punojnë prokurorët publikë në shtet, si edhe në gjyqësia në tërësi.

“Nëse e sjellim ligjin është sistematik, strukturor, me këtë e përmbyllim të gjithë paketën e reformave në gjyqësi”, shtoi lideri i LSDM-së. shk/

Прес-конференција на претседателот на СДСМ Зоран Заев

Posted by MИА.mk on Понеделник, 20 јануари 2020

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close