0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Zaev: Kemi masa më të mira ekonomike në rajon, shteti është likuid dhe i gatshëm në aspektin financiar

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, po zhvillon politikë të ndershme dhe transparente në ballafaqimin me pandeminë me Kovid-19 dhe po realizon rezultatet më të mira në rajon në ballafaqimin me pasojat ndaj ekonomisë, të shkaktuara nga pandemia, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në TV duel me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në Televizionin kombëtar.

Shkup, 6 korrik 2020 (MIA) – Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, po zhvillon politikë të ndershme dhe transparente në ballafaqimin me pandeminë me Kovid-19 dhe po realizon rezultatet më të mira në rajon në ballafaqimin me pasojat ndaj ekonomisë, të shkaktuara nga pandemia, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në TV duel me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në Televizionin kombëtar.

Zaev thotë se Qeveria ka treguar fleksibilitet dhe ka dëshmuar se shteti në aspektin financiar është i gatshëm të ballafqohet me pasoja të tilla.

“Unë jam i bindur se kemi kapacitet edhe më shumë t’u ndihmojmë qytetarëve, punëtorëve dhe ekonomisë vendore. Nëse ka nevojë edhe më tej do të vazhdojmë të marrin kredi dhe të kursejmë harxhime joproduktive në buxhetin e vendit që t’u ndihmojmë qytetarëve sa më shumë që mundemi. Kemi lëshuar 28 milionë euro në kartela pagesore deri te qytetarët, vauçerë që t’u ndihmojmë më të varfërve dhe absolutisht për mua këto janë para të harxhuara në mënyrë të drejtë. Tre herë nga 30 milionë euro për prill, maj dhe qershor ndihmë e drejtpërdrejtë të ekonomisë për 200.000 punëtorë. Më shumë se 100.000 vende të punës jan]ë ruajtur si rezultat i atyre masave. Kemi lëshuar kredi pa kamatë dhe do të lëshojmë sërish sa të mundemi të mbledhim plus para që të mund të mbahet ekonomia. Në mënyrë shtesë i anuluam tatimet, akontacionet e tatimit të fitimit, i ndihmuam të papunësuarit, pranuesit e ndihmës sociale, 25 milionë euro dhamë grante për ekonominë vendore që të mund ta shfrytëzojnë këtë avancim zhvillimor, që secila krizë e jep si mundësi”, theksoi Zaev. bsh/

Back to top button
Close
Close