0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPartitë politikePolitikë

Zaev: Ka shpresë për sigurimin e shumicës së dy të tretave për ligjin për prokurori publike

Punët për të siguruar shumicën e dy të tretave po lëvizin mirë për miratimin e ligjit për prokurori publike. Kam shpresë, por nuk kemi shumë kohë, mbase kjo është një nga ligjet, të cilin duhet ta miratojmë për shkak të reformave dhe qytetarëve, si dhe transformimin që duhet të pasoj periudhën e ardhshme, porositi sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Shkup, 21 janar 2020 (MIA) – Punët për të siguruar shumicën e dy të tretave po lëvizin mirë për miratimin e ligjit për prokurori publike. Kam shpresë, por nuk kemi shumë kohë, mbase kjo është një nga ligjet, të cilin duhet ta miratojmë për shkak të reformave dhe qytetarëve, si dhe transformimin që duhet të pasoj periudhën e ardhshme, porositi sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Miratimi i ligjit për prokurori publike, që është një nga ligjet që mbeti në pjesën e reformave në gjyqësi, siç tha, është detyrimi ynë të cilën duhet ta bëjmë për qytetarët, por do të ishte edhe mjet i shkëlqyeshëm plus, si argument para vendeve në Bashkimin Evropian pranë vendimmarrjes së tyre.

“Duhet të bëjmë ligj strukturor dhe thelbësor evropian për prokurorinë publike. E radhës është që partitë e mëdha politike të gjejnë zgjidhje për këtë çështje serioze, veçanërisht kur PSP-ja tanimë është temë e mbyllur, në fakt lëndët janë siguruar dhe do të implementohen në gjykatë. Pres që nga VMRO-DPMNE të marrim propozim me shkrim sot apo nesër që të mund pastaj të kalojë në grupet punuese”, u shpreh Zaev në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve në takimin e sotshëm me Lidhjen e Odave ekonomike të Maqedonisë.

Ai theksoi se diskuton edhe me deputetët tjerë.

“Duhet seriozisht të kalohet nëpër përmbajtjen e ligjit dhe të ketë përparime në formën e materialit cilësor që në fund të mund të sigurohet shumica e dy të tretave”, tha Zaev. bs/

Back to top button
Close
Close