0_Web_AktualePartitë politike

Zaev: Jemi transparent për marketing në të gjitha mediet

- Si parti jemi të hapur, transparent dhe përgjegjës kur bëhet fjalë për reklamim të politikave dhe sukseseve tona në mediat. Nëse e shihni se i kemi ndihmuar televizionit 1TV, atëherë i kemi ndihmuar edhe Sitelit, Kanal 5 dhe të tjerëve dhe kemi pasur hapësirë serioze marketingu përmes së cilët kemi pasur mundësi që t'i prezantojmë politikat tona, gjatë kohës para pesë-gjashtë muajve para se të shfaqej rasti Reket ose kam pasur indikacione për këtë, deklaroi sonte në Prilep kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

Prilep, 19 shkurt 2020 (MIA) – Si parti jemi të hapur, transparent dhe përgjegjës kur bëhet fjalë për reklamim të politikave dhe sukseseve tona në mediat. Nëse e shihni se i kemi ndihmuar televizionit 1TV, atëherë i kemi ndihmuar edhe Sitelit, Kanal 5 dhe të tjerëve dhe kemi pasur hapësirë serioze marketingu përmes së cilët kemi pasur mundësi që t’i prezantojmë politikat tona, gjatë kohës para pesë-gjashtë muajve para se të shfaqej rasti Reket ose kam pasur indikacione për këtë, deklaroi sonte në Prilep kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

Ai nënvizon se kur flet për mbështetje marketingu, shumë shpesh këtë LSDM-ja e bën përmes   hapësirës së marrë me qira në media, si dhe se në mënyrë transparente e publikojnë dhe mund të shihet në raportet e revizionit.

“Shteti, neve, partive politike na jep para serioze të qytetarëve. Një pjesë të atyre parave janë për marketing të subjekteve tona politike, një pjesë shkojnë për qendra serioze analitike dhe për ngritjen e kapaciteteve tona demokratike, ndërsa një pjesë tjetër paraqesin promovim të politikave dhe sukseseve tona, sepse besojmë se nëse partitë politike janë më të mira edhe shtetin do ta kemi më të mirë. Këtë e bëjmë në mënyrë transparent. Nëse e shihni se i kemi ndihmuar ish televizionit 1TV, a i kemi ndihmuar edhe Sitelit, Kanal 5 dhe të tjerëve dhe kemi pasur hapësirë serioze marketingu përmes së cilës kemi pasur mundësi që t’i prezantojmë politikat tona. Flas haptas, madje në një kohë kur nuk kishte kurrfarë dëshmish, e as kam pasur të dhëna, e as dikush kishte dorëzuar diçka para meje, në një kohë të tillë para pesë gjashtë muajve para se të paraqitej rasti ‘Reket’ ose, mua të më prezantohet, si kryetar i ndërgjegjshëm, i përgjegjshëm, i Qeverisë, e kam ndjerë se ka pasur njëfarë financimi të dyshimtë. E prandaj kam pyetur se prej ku, sepse shteti duhet të ketë kujdes për pasojat tjera nga cilido aspekt të cilat mund të shkaktohen si pasojë e dëmshme ndaj gjithë shoqërisë sonë”, deklaroi Zaevi në pyetjen e gazetarëve për koment për atë së deputeti Antonio Milloshovski sot i dorëzoi në Prokurori audio incizimet të cilat ishin lëshuar në Kuvend.

Zaevi konsideron se gjërat në këtë kohë kanë ndryshuar dhe mund të jetë mesazh i fuqishëm për sundimin e drejtësisë.

“Mendoj se është e qartë se nuk është njëjtë në shtet. Gjërat kanë ndryshuar shumë, nëse munden bartës të funksioneve publike të kenë kujdes, do të kenë edhe gjykatësit, prokurorët , afaristët, qytetarët. Do të jemi shtet evropian nëse sundon drejtësia, mbi të gjitha dhe nëse e respektojmë shtetin juridik dhe ligji të vlejë njëjtë për të gjithë”, deklaroi Zaev.

Ai kategorikisht i hodhi poshtë akuzat e opozitës se në gusht në vilën kryeministrore në Vodno është takuar me ish-prokuroren speciale publike, Katica Janeva.

“Nuk është e saktë. Duhet t’i konfirmoni këto të dhëna si janë siguruar. Takim të fundit me ish-prokuroren speciale publike, Katica Janeva kam pasur në Këshillin për reforma në jurisprudencë, në Qeveri, kështu që kjo nuk është e saktë”, deklaroi lideri i LSDM-së. Zoran Zaev. fc/mb/

Back to top button
Close
Close