0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëVideo deklaratë

Zaev: Jemi të gatshëm për koalicion qeveritar me të gjitha partitë, përveç me VMRO-DPMNE-në

 Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë politike, duke theksuar se megjithatë nuk mund të thotë për çfarë është e gatshme Lidhja Socialdemokrate lidhur me koalicionimin me partitë e tjera, sepse vendimet e tilla i sjellin organet dhe trupat e partisë.

Shkup, 18 janar 2020 (MIA) – Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë politike, duke theksuar se megjithatë nuk mund të thotë për çfarë është e gatshme Lidhja Socialdemokrate lidhur me koalicionimin me partitë e tjera, sepse vendimet e tilla i sjellin organet dhe trupat e partisë.

“Jam i gatshëm të bisedoj me secilin për bashkëpunime të ardhshme. Kam bashkëpunuar me të gjitha partitë politike si politikan. Kam bashkëpunuar për ndryshimet kushtetuese, për zgjidhjet ligjore, për Marrëveshjen e Prespës dhe mund të bisedoj me të gjithë. Aleanca për Shqiptarët ishte edhe në Qeveri, Me Besën, dhe madje edhe me partitë më të vogla shqiptare kemi pasur bashkëpunim”, tha Zaevi në deklaratën për media pas Bazarit të sotëm humanitar të LSDM-së.

Ai thotë se ngadalë kanë filluar të bisedojnë me pothuajse të gjitha partitë, ndërsa me partitë në pushtet me të cilat koalicionojnë kanë komunikim në bazë ditore dhe bisedojnë për bashkëpunime të ardhshme.

“Mbesim të  hapur për bashkëpunim për shkak të kësaj që me siguri ne jemi i vetmi subjekt politik, për shkak të investimit  tonë që e kemi bërë  në të kaluarën. që mund të bashkëpunojë me të gjithë, flas në të vërtetë me të gjithë, me partitë në pushtet, opozitare gjithsesi përveç me VMRO-VMRO-ne në pjesën e koalicioneve për Qeveri.  Njëra mbetet opozitë, njëra në pushtet, por me të gjitha partitë e tjera politike, mund të bashkëpunojmë. Do të marrim vendim sipas asaj që është më e rëndësishme për shtetin, ndërsa pastaj kësaj më së miri LSDM-ja do të pozicionohet në prag të fitores të cilën e presim”, theksoi Zaevi.

Posted by MИА.mk on Сабота, 18 јануари 2020

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close