BiznesBiznes.PortalEkonomiPartitë politike

Zaev: Janë të mundshme shkallë të larta të rritjes në i dëgjojmë praktikët dhe përvojat e vendeve mike

Kemi dëshirë dhe nuk është e pamundur të arrijmë rritje ekonomike prej tetë, e madje edhe dhjetë për qind. Vitin e kaluar do ta rrumbullakësojmë me rritje prej 3,6 për qind dhe kjo është mirë, por nuk është e mjaftueshme, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev para takimit të sotëm me kryetarin e Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Kemi dëshirë dhe nuk është e pamundur të arrijmë rritje ekonomike prej tetë, e madje edhe dhjetë për qind. Vitin e kaluar do ta rrumbullakësojmë me rritje prej 3,6 për qind dhe kjo është mirë, por nuk është e mjaftueshme, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev para takimit të sotëm me kryetarin e Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.

Vendet nga Grupi i Vishegradit kur u bënë anëtare të NATO-s dhe kur i hapën kapitujt për anëtarësim në BE patën rritje prej pesë, gjashtë, shtatë, e madje edhe tetë për qind, ndërsa disa arritën rritje edhe deri 10 për qind apo 12. Kjo, theksoi, duhet të jetë motivim i mjaftueshëm për ne që të punojmë shumë, që numrat të jenë shumë më të mëdhenj nga të tanishmit.

Sipas Zaevit, një nga shkaqet përse vendi është i kahëzuar drejt realizimit ë qëllimeve eurointegruese dhe NATO-s, është standardi ekonomik, rritja e BPV-së, hapja e vendeve të reja të punës dhe rritja e rrogave.

“Më 1 qershor të vitit 2017 kur u bëra kryeministër, patëm rritje negative prej -1,8 për qind, ndërsa tremujori i tretë i vitit 2019 ishte rrumbullakësuar me 3,6 për qind rritje, që do të thotë edhe në tremujorin e parë, të dytë dhe të tretë kemi mesatare prej 3,6 për qind rritje. Për të katërtin do ta presim informatën në fillim të marsit, por në përgjithësi, viti 2019 do të jetë me 3,6 për qind rritje. Dhje kjo është mirë, por nuk është e mjaftueshme”, përmendi Zaev.

Nëse politikanët dinë mjaft për t’i dëgjuar afaristët, praktikët, sindikatat dhe nëse janë mjaft të mençur për t’i shfrytëzuar përvojat e vendeve mike, është e mundur, nënvizoi Zaev, të arrihen numra të lartë të rritjes. ab/

Back to top button
Close
Close