0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëVideo deklaratë

Zaev: Jam i bindur se do të formojmë qeveri stabile me mandat katërvjeçar

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev është i bindur se do të arrijë të formojë qeveri stabile dhe të suksesshme  me mandat katërvjeçar.

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – Lideri i LSDM-së Zoran Zaev është i bindur se do të arrijë të formojë qeveri stabile dhe të suksesshme  me mandat katërvjeçar.

“Këtë e themelojmë në bazë të shifrave. Shifrat janë mjaft të mëdha që të jenë garancion për qeveri stabile. Argumenti i dytë është besimi im personal në suksesin e punës së kësaj qeverie  në kushte kur nuk keni problem me Greqinë, nuk keni problem me  Bullgarinë,  ndërsa në brendësi  maqedonasit, shqiptarët dhe të gjitha bashkësitë tjera  i kemi tejkaluar problemet më të mëdha  të cilat na kanë tërhequr zvarrë në të kaluarën. Tani mbetet mejdani  të punojmë në vend. Ai është terreni im. Ministër i punëve të jashtme më nuk do të jetë Zoran Zaev, do të ketë ministër për punë të jashtme. Pres të punojmë në vend”, theksoi Zaev pas përfundimit të seancës konstituive në Kuvend.

Besimi im personal, tha ai, por edhe i udhëheqësisë së LSDM-së dhe koalicionit tonë  është  garancioni i dytë serioz për katër vjet të suksesshme.

“Besoj se do të rritemi në cilësinë për jetë të qytetarëve tanë dhe ky është garancion serioz përveç shifrave serioze të cilat duhet të jenë  gjithsesi stabile për  mandatin katër vjeçar”, theksoi lideri i LSDM-së duke shtuar se  shifra e madhe  mund të arrihet edhe me BDI-në,  Aleancën dhe Alternativën.

Ai paralajmëroi se në qeverinë e re do të hiqen ministrat  pa resor, premtim  nga fushata  parazgjedhore.

“Premtuam në vetë fushatën se ministrat pa resor  të cilët janë deri në fund ministra pa resor do t’i shkurtojmë. Kjo do të  thotë se ministrat  të cilët zgjidhen pa resor, ndërsa janë sektor  për çështje evropiane dhe nënkryetar i Qeverisë  për çështje ekonomike janë në shqyrtim, por të gjitha të tjerat do të zvogëlohen. Shteti sipas Ligjit për Qeveri ka 16 ministri, plotësisht  ata që ishin 26 do të zvogëlohen si ministri në qeveri”, theksoi Zaev.

Ai shfaqi bindje se do të formohet  Qeveri stabile  e cila do të zgjasë katër vjet, e cila do të merret me problemet në vend, para se gjithash me drejtësinë dhe ekonominë.

“Unë jam shumë i lumtur pas të gjitha  vendimeve  historike  që i sollëm,  ndërsa këto janë problemi i zgjidhur me Bullgarinë,  problemi i zgjidhur me Greqinë, Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut  pas 15 viteve  mori vendim për fillim të negociatave edhe nga kryesuesi  Gjermania, përmes kancelares Angela Merkel,  është paralajmëruar deri në fund të vitit gjatë kryesimit gjerman t’i hapim kapitujt e parë. E sollëm ligjin për përdorim të gjuhëve, e qetësuam shpirtin etnik të vendit tonë të përbashkët, sukseset të cilat  i arritëm  në plan ndërkombëtar ishin shoqëruar me suksese serioze në plan vendor”, ka potencuar lideri i LSDM-së.

Ai theksoi se është një ditë bindëse që sukseset dhe frytet e atyre sukseseve do të korren në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit tonë në mënyrë të barabartë.

“Sukseset  definohen në fund me  superlativë në pjesën e fjalëve  nga e gjithë bota. Absolutisht  për mua superlativin më të madh e dhanë qytetarët”, tha Zaev. sa/

Изјави по конститутивна седница на собранието на РСМ

Posted by MИА.mk on Вторник, 04 август 2020

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close