0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Zaev i ftoi në takim personat përgjegjës të institucioneve kompetente për arratisjen e Mijallkovit

Kryeministri Zoran Zaev këtë mëngjes ka pasur takim pune me zyrtarët e lartë të institucioneve, të cilat kanë kompetenca në lidhje me arratisjen e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Shkup, 23 shkurt 2021 (MIA) – Kryeministri Zoran Zaev këtë mëngjes ka pasur takim pune me zyrtarët e lartë të institucioneve, të cilat kanë kompetenca në lidhje me arratisjen e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Sipas Qeverisë, Zaevi e thirri takimin në mënyrë që të informohej drejtpërdrejt dhe personalisht për të gjitha aspektet e ngjarjeve të ditëve të kaluara, hetimin dhe hapat e ndërmarrë nga institucionet.

“Kryeministri qëndron i bindur në qëndrimet e tij të qarta dhe të deklaruara publikisht se të gjitha institucionet kompetente, në përputhje me kompetencat e tyre, kanë detyrimin të lokalizojnë personin Sasho Mijallkov. Kryeministri tha se qytetarët presin shpjegim të hollësishëm, se institucionet janë të detyruara të japin përgjigje të qarta për të gjitha pyetjet në këtë rast dhe se nuk ka kompromise me drejtësinë dhe përgjegjësinë”, theksojnë nga Qeveria.

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, i cili është i pakapshëm për policinë që nga e diela. Kjo hapi shumë dilema dhe provokoi reagime nga shumë palë, si dhe kërkesa për përgjegjësi dhe hetim për lëshime të mundshme nga institucionet kompetente.

Policia të dielën nuk arriti ta dorëzoj vendimin për urdhër-arrest shtëpiak, i cili u mor si masë paraprake nga Gjykata Penale me kërkesë të prokurorisë.

Sasho Mijallkov është një nga të akuzuarit për përgjimin e paligjshëm të mbi 20 mijë qytetarëve në periudhën nga vtit 2008 deri në viti 2015. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DSK-së, janë monitoruar 4.286 numra telefoni në mënyrë të paligjshme për të cilat nuk janë lëshuar fare urdhëresa gjyqësore.

Në fjalët përfundimtare për rastin “Target-Fortesa”, prokuroria kërkoi dënim maksimal për Sasho Mijallkovin, ndërsa aktvendimi duhet të shpallet këtë të premte, më 26 shkurt. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close