0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Zaev: I falënderoj Gjermaninë dhe Francën që i njohën hapat që i ndërmorëm

I falënderoj miqtë tanë nga Gjermania dhe Franca që i njohin dhe i potencojnë hapat të cilat i kemi ndërmarrë si kontribut i lartë drejt stabilitetit ballkanik dhe evropian, shkroi në profilin e tij të fejsbukut kryeministri Zoran Zaev, pas samitit joformal të Gjermanisë dhe Francës me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Shkup, 30 prill 2019 (MIA) – I falënderoj miqtë tanë nga Gjermania dhe Franca që i njohin dhe i potencojnë hapat të cilat i kemi ndërmarrë si kontribut i lartë drejt stabilitetit ballkanik dhe evropian, shkroi në profilin e tij të fejsbukut kryeministri Zoran Zaev, pas samitit joformal të Gjermanisë dhe Francës me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Berlin.

“Përgjegjësia dhe përkushtimi jonë nuk ndalon këtu për shkak idesë për aleancë të diversitetit i kërkoi kujdes të vazhdueshëm për veten dhe për tjetrin”, shkroi Zaev në Fejsbuk.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron e lavdëruan Maqedoninë e Veriut dhe Qeverinë për përpjekjet që të zgjidhet kontesti shumëvjeçar për emrin me Greqinë.

“Pamë hapa të guximshëm për kontestin me emrin e Maqedonisë së Veriut, kjo është dëshmi se është e mundur të gjendet zgjidhje për kontestin shumëvjeçar”, tha Merkel.

Makron tha se  me Marrëveshjen e Prespës u dëshmua se mund të zgjidhen konteste të cilat janë konsideruar si të pazgjidhshme kur ka përkushtim. aa/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close