0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Zaev: Gruevski nga Budapesti i ka shkruar listat e kandidatëve

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në duelin e sotshëm në TVM, e akuzoi liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se ende është nën kontroll të tërësishëm të Nikolla Gruevskit, i cili, siç tha, nga Budapesti ua ka shkruar edhe listat zgjedhore.

Shkup, 6 korrik 2020 (MIA) – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në duelin e sotshëm në TVM, e akuzoi liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se ende është nën kontroll të tërësishëm të Nikolla Gruevskit, i cili, siç tha, nga Budapesti ua ka shkruar edhe listat zgjedhore.

“Nuk di pse ende jeni të preokupuar me mua. Juve Gruevski ua shkruan listat, juve paratë ua dha ai, ju jeni tërësisht nën kontroll të tij, prej këtu kuadrot e njejtë të tij i vendosni kandidatë për deputetë. Tërë opinioni e pa se si keni vjedhur, kush kujt i ka dhënë para, u pa se kush është i afërt me Orce Kamçevin, vet pranuat në xhirimet se keni shkuar te ai, pastaj nuk ju kam parë juve, por ju kam parë automjetin, dhe ku shkonit, të merrni para”, tha Zaev.

Mickoski replikoi se, përkundrazi, Zaevi dhe LSDM-ja janë të preokupuar me Nikolla Gruevskin.

“Nuk mund të flisni për ardhmërinë, e nuk e heqni prej goje Nikolla Gruevskin. LSDM jeton në një botë paralele, ku gjëja e vetme që ju intereson është Nikolla Gruevski, e jo realiteti, ku jetojnë në gënjeshtra, të pavërteta dhe dëshprim”, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se kryetari i VMRO-DPMNE-së është ai, ndërsa partia udhëhiqet nga vendimet e miratuara në Komitetin ekzekutiv dhe qendror. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close