0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPartitë politikePolitikëVideo deklaratë

Zaev: Tani gjyqësia e ka radhën

Me miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, hapi kapitull të ri në reformat në gjyqësor. Këtë e deklaroi sonte kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në fjalimin e tij para qytetarëve të pranishëm në marshin “Hapërojmë për drejtësi”, të mbajtur para kompleksit të gjykatave në Shkup. Ai tha se gjatë sundimit të tyre Parlamenti i miratoi Ligjet për Këshillin Gjyqësor, për Gjykatat , Ligjin për Prokurorët Publikë, Ligjin për PP-në dhe synojnë një varg ligjesh nga gjyqësori.

Shkup, 17 shkurt 2020 (MIA) – Me miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, hapi kapitull të ri në reformat në gjyqësor. Këtë e deklaroi sonte kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në fjalimin e tij para qytetarëve të pranishëm në marshin “Hapërojmë për drejtësi”, të mbajtur para kompleksit të gjykatave në Shkup. Ai tha se gjatë sundimit të tyre Parlamenti i miratoi Ligjet për Këshillin Gjyqësor, për Gjykatat , Ligjin për Prokurorët Publikë, Ligjin për PP-në dhe synojnë një varg ligjesh nga gjyqësori.

“Shumica e madhe e deputetëve qëndronin pas Ligjit për PP-në i cili është themel i ndërtimit të shtetit juridik të fuqishëm dhe të pavarur efikas. Pas tij qëndronin 80 deputetë, pas tij qëndronin edhe qytetarët dhe ekspertët, pas tij qëndronin miqtë tanë të BE-së dhe SHBA-së. Me këtë ligj u garantua zgjidhje gjyqësore e të gjitha proceseve të filluara gjyqësore në bazë të veprimeve korrekte dhe transparente. Të akuzuarit do të gjykohen në bazë të dëshmive të cilat ishin siguruar përgjatë veprimeve të gjata për çka indikacionet themelore ishin bisedat e përgjuara gjegjësisht bombat”, tha ish kryeministri Zoran Zaev.

Ai theksoi se nuk ka amnisti të fshehur për askënd, as për raste të vjetra, e as për këto raste. Secili që e ka shkelur ligjin, sipas Zaevit do të përballet me përgjegjësinë, gjegjësisht secili që do ta shkelë ligjin do të përballet me përgjegjësinë.

“Populli ynë është i etur për drejtësi, për drejtësi efikase, për drejtësi të shpejtë. Ajo që gjithashtu është me rëndësi është se me këtë ligj garantohet se politikanët nuk do të mund të zgjedhin prokurorë, e as të vendosin për të ardhmen e lëndëve. Ju siguroj se më nuk ka defterë, ndërsa ata që janë fajtorë për defterët e vjetër do të përgjigjen”, deklaroi Zaevi.

Sundimi i deritanishëm i LSDM-së, siç potencoi Zaevi, u dëshmua si i suksesshëm në ndërtimin e institucioneve të fuqishme dhe të pavarura.

“Me këtë jo vetëm që hapërojmë drejtë drejtësisë, hapërojmë shpejtë edhe drejtë integrimeve në BE dhe për këtë sot në mënyrë shtesë gëzohemi. Japim argument plus para aleatëve tanë në Union për sigurimin e fillimit të shumëpritur të negociatave. Tregojmë se dimë se mund të bëjmë reforma të rëndësishme për qytetarët, të rëndësishme për shtetin, të rëndësishme për të ardhmen tonë evropiane”, theksoi Zaevi.

Pas përmbushjes së reformave gjyqësore dhe miratimin e ligjit të shumëpritur, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se tani e ka radhën BE-ja dhe vendet e saj anëtare që t’i përmbushin premtimet e tyre dhe përfundimisht t’i hapin kapitujt e parë. Ai në fjalimin e tij nuk harroi ta përmendë edhe vitin 2017 kur LSDM-ja e mori në duar pushtetin, kur në vepër u ballafaqua me shtetin e robëruar, veçanërisht në sektorin juridik në shoqërinë tonë.

“Mbetjet e gjyqësorit svarovski në vend se drejtësisë së zbatuar ishin frenuesit e saj. Ato mbetje me vetëdije lenin që procedurat të zvarriteshin, veprat të vjetërsoheshin dhe të shmangej zgjidhja gjithkund ku mundej. Rruga deri te drejtësia është e ngadaltë dhe e rëndë, por gjyqësori svarovski në çdo mënyrë tentonte që në mënyrë shtesë ta rëndonte atë rrugë”, tha Zaevi.

LSDM-ja sonte në Shkup organizoi Marsh nën moton “Hapërojmë për drejtësi” me synimin për ndërtimin e gjyqësorit dhe prokurorisë së fuqishme, të pavarur dhe profesionale.

Marshi qytetar filloi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa mbaroi para kompleksit të gjykatave në Shkup. Lideri i LSDM-së në marsh ishte i shoqëruar nga udhëheqësia partiake, ndërsa në të morën pjesë edhe simpatizantë dhe mbështetës të partisë.

“U bëj thirrje të gjithë ithtarëve të drejtësisë që para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të hapërojmë në emër të drejtësisë. Ju ftoj të bashkoheni në Marshin ‘Hapërojmë për drejtësi’. Le të ecim së bashku nga vendi ku është miratuar Ligji për Prokurorinë Publike – nga Kuvendi në vendin ku duhet të shohim mjetet përfundimtare juridike – gjykatat! ”, ka shkruar Zaev dje në profilin e tij në Fejsbuk në thirrjen për qytetarët.

Zaevi, shtoi se të vetmit kundër miratimit të Ligjit për PP-në, ishin ekzekutori Mickoski  dhe shefi i tij Gruevski dhe e gjithë udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së. fc/

Марш ,,Чекориме за правда”

Posted by MИА.mk on Понеделник, 17 февруари 2020

 

 

 

Back to top button
Close
Close