0_Maqedoni.PortalPolitikëVideo deklaratë

Zaev: Fillojmë negociata për një qeveri të qëndrueshme dhe të përkushtuar katër vjeçare

LSDM, e cila në zgjedhjet parlamentare fitoi 46 mandate të deputetëve, prej sot i fillon bisedimet për shumicën parlamentare dhe për formimin e qeverisë e cila do të ketë mandat të plotë katërvjeçar.

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – LSDM, e cila në zgjedhjet parlamentare fitoi 46 mandate të deputetëve, prej sot i fillon bisedimet për shumicën parlamentare dhe për formimin e qeverisë e cila do të ketë mandat të plotë katërvjeçar.

Lideri i partisë Zoran Zaev pas përfundimit të mbledhjes së sotme konstituive paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të zhvillohen bisedime në disa nivele dhe se pret se për 10 deri 15 ditë do të ketë rezultat nga këto bisedime.

Në deklaratë për mediat, Zaev paralajmëroi se do të bisedojë me liderët e partive politike dhe sapo të ketë ndonjë progres, partia do ta informojë publikun.

“Prej sot fillojmë bisedime për mandat të plotë katërvjeçar i cili do të na sjellë qeveri katërvjeçare e cila është e gatshme që të punojë. Do të bisedojmë për qeveri e cila kujdeset për të gjithë qytetarët e çliruar nga paragjykimet etnike ose nacionalizëm, qeveri e cila nuk do të ketë kurrfarë dilemash kur bëhet fjalë për rrugën tonë të përbashkët të quajtur “Maqedoniae Veriut – Një shoqëri për të gjithë”, tha Zaev.

Qeveria e re, siç theksoi, do të luftojë kundër korrupsionit dhe krimit, ndërsa kujdes të veçantë do t’i kushtohet vetingut të gjyqësorit dhe origjinës së kapitalit te secili funksionar.

“Aktorët e re të qeverisë së re do të duhet të jenë të përgatitur për një reformë serioze të administratës publike – ne po flasim për një ndryshim që do të shërbejë në mënyrë efektive për nevojat e qytetarëve, por edhe një ndryshim që do ta zvogëlojë vëllimin e administratës për 20 për qind. Po flasim për një numër më të vogël të ministrave dhe racionalizimin e shërbimeve publike, por edhe për një numër më të madh dhe shërbime më të shpejta për qytetarët”, tha Zaev.

Fokusi i qeverisë së ardhshme, siç paralajmëroi Zaevi, do të jetë ekonomia, rritja e vazhdueshme e pagave, investimet në të rinjtë, zhvillimi i balancuar rajonal, mbështetja për sektorin privat dhe kujdesi për më të varfrit.

“Në këtë moment po fillojmë me bisedime serioze të vendosura mbi parime serioze që do të na sjellin një qeveri serioze dhe të përkushtuar që po ecën përpara përpara në rrugën evropiane, pra një qeveri të përkushtuar për ekonominë dhe drejtësinë. Një qeveri që i hap negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe një qeveri që me secilin kapitull të ri të hapur të negociatave do të prezantojë standarde të reja evropiane për një jetë më të mirë, këtu në vendin tonë të bukur”, nënvizoi Zaev.

Ai pret që shumë shpejt do t’i ngritin institucionet në kapacitetin e plotë në mënyrë që ata të mund të ballafaqohen me, siç tha ai, armikun e padukshëm – Kovid-19.

“Vjeshta është para nesh, e cila sjell një vit të ri shkollor, një sezon të ri ngrohjeje, sfida të reja për spitalet – para nesh është një luftë e përbashkët për shëndetin publik dhe përparimin ekonomik”, tha lideri i LSDM-së. ls/mb/

Изјави по конститутивна седница на собранието на РСМ

Posted by MИА.mk on Вторник, 04 август 2020

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close