0_Maqedoni.PortalPartitë politikeZgjedhje parlamentare 2020

Zaev e falënderoi kryeministrin spanjoll Sançez për mbështetjen e shprehur

Lideri i LSDM-së sot në publikimin në Fejsbuk e falënderoi kryeministrin spanjoll Pedro Sançez për mbështetjen e shprehur për koalicionin Mundemi në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në vend.

Shkup, 6 korrik 2020 (MIA) – Lideri i LSDM-së sot në publikimin në Fejsbuk e falënderoi kryeministrin spanjoll Pedro Sançez për mbështetjen e shprehur për koalicionin Mundemi në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në vend.

“Të falënderoj Pedro Sançez për mbështetjen. Edhe si aleatë në NATO dhe si partnerë të ardhshëm në BE, vazhdojmë të kontribuojmë për të ardhme më të mirë, më evropiane të të gjithë qytetarëve. Mundemi”, theksoi Zaev në publikimin në gjuhën maqedonase dhe spanjolle.

Sançez në video fjalimin dha mesazh për mbështetje për koalicionin parazgjedhor “Mundemi”, që, siç tha “e kryeson miku im Zoran Zaev nga LSDM-ja”.

“Shpresoj se pas zgjedhjeve më 15 korrik, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me Qeveri më evropiane, Qeveri që do t’i mundësojë shtetit të vazhdojë të avancohet me ritmin e saj të përshpejtuar, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. I nderuar Zaev, të falënderoj shumë dhe të dëshiroj shumë sukses”, thekson Sançez në mesazh. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close