0_Maqedoni.PortalPolitikë

Zaev: Do të bisedojmë për Qeveri e cila do të kujdeset për të gjithë qytetarët

- LSDM, e cila në zgjedhjet parlamentare fitoi 46 mandate të deputetëve, prej sot i fillon bisedimet për shumicën parlamentare dhe për formimin e qeverisë e cila do të ketë mandat të plotë katërvjeçar.

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – LSDM, e cila në zgjedhjet parlamentare fitoi 46 mandate të deputetëve, prej sot i fillon bisedimet për shumicën parlamentare dhe për formimin e qeverisë e cila do të ketë mandat të plotë katërvjeçar.

Lideri i partisë Zoran Zaev pas përfundimit të mbledhjes së sotme konstituive paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të zhvillohen bisedime në disa nivele dhe se pret se për 10 deri 15 ditë do të ketë rezultat nga këto bisedime. Ai tha se do të bisedojë me liderët e partive politike dhe sapo të ketë ndonjë progres, partia  do ta informojë publikun.

“Prej sot fillojmë bisedime për mandat të plotë katërvjeçar i cili do të na sjellë qeveri katërvjeçare e cila është e gatshme që të punojë. Do të bisedojmë për qeveri e cila kujdeset për të gjithë qytetarët e çliruar nga paragjykimet etnike dhe e cila nuk ka kurrfarë dilemash – Maqedonia e Veriut, një shoqëri për të gjithë. Do të bisedojmë për qeveri e cila do të luftojë kundër korrupsionit dhe krimit. Kujdes të veçantë do t’i kushtohet vetingut të gjyqësorit dhe origjinës së kapitalit te secili funksionar”, theksoi Zaevi.

Një nga prioritetet do të jetë edhe reforma serioze në administratë dhe ulja e saj për 20 për qind, numër më të vogël të ministrave, gjegjësisht shkurtim do të ketë te ministrat pa dikaster.

Në fokus të qeverisë së ardhshme, siç paralajmëroi Zaevi, do të jetë edhe ekonomia, vazhdimi i rritjes së pagave, investimi në të rinjtë, zhvillimi i barabartë rajonal, mbështetja për sektorin privat dhe kujdesi për më të varfrit. fc/

Изјави по конститутивна седница на собранието на РСМ

Posted by MИА.mk on Вторник, 04 август 2020

 

Back to top button
Close
Close