0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Zaev dhe Mickoski në duel për “Reket”, kërkojnë rasti të hetohet deri në fund

Një pjesë e aktorëve në rastin "Reket" sot përgjigjen. Janë dënuar me dënim me burg dhe prokurori i posaçëm publik, i pari në atë prokurori, një pronar i një televizioni dhe një biznesmen. Por gjithçka që është organizuar në ato takime të rregullta për financimin e partive dhe fushatave, sipas meje, duhet të hetohet deri në fund, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në duelin e sotshëm me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në TVM.

Shkup, 6 korrik 2020 (MIA) – Një pjesë e aktorëve në rastin “Reket” sot përgjigjen. Janë dënuar me dënim me burg dhe prokurori i posaçëm publik, i pari në atë prokurori, një pronar i një televizioni dhe një biznesmen. Por gjithçka që është organizuar në ato takime të rregullta për financimin e partive dhe fushatave, sipas meje, duhet të hetohet deri në fund, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në duelin e sotshëm me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në TVM.

Sipas Zaevit, qytetarët veçmë kanë dëgjuar se kush çka kanë organizuar, planifikuar dhe përgatitur, por duhet të ketë edhe skenar të dytë të zbulimit të asaj se ku kanë përfunduar paratë, me çfarë interesa, me çfarë qëllimi është motivuar që të ndodhë një rryshfet i tillë.

“Sot një pjesë e aktorëve po përgjigjen. Janë dënuar me dënim me burg dhe prokurori i posaçëm publik, i pari në atë prokurori, një pronar i një televizioni dhe një biznesmen. Por gjithçka që është organizuar në ato takime të rregullta për financimin e partive dhe fushatave, sipas meje, duhet të hetohet deri në fund. Për këtë marrin vendim organet hetuese, prokuroria dhe gjyqësia, por definitivisht sot pamë se ekzistojnë indikacione serioze se ku ka përfunduar Luj Viton valixhja, kur e planifikua kjo, kur i ka realizuar takimet e rregullta, kujt i kanë falur borxhe, ku ashtu kanë hyrë paratë, e tërë kjo shumë tregon”, tha Zaevi.

Mickoski lidhur me të njëjtën pyetje tha se në një të ardhme të afërt do të vijojë e vërteta, ku do të zbulohen shumë punë, por sqaroi se edhe ai është për atë që të hetohet rasti deri në fund.

“Disa herë po tregoni se e keni paraqitur rastin, por në tregoni dokument se ku e keni paraqitur rastin. Askush deri tani nuk ka parë se kujt Zaevi ia ka paraqitur rastin, përveç se i ka ftuar në kabinet prokurorët. Unë jam që deri në fund të hetohet rasti, ku me të vërtetë përfundojnë paratë e zhvatura. Unë jam njeri i lirë, i pastër dhe nuk shqetësohem. Përveç krimit, korrupsionit dhe reketit, tjetër asgjë nuk keni bërë për shtetin”, tha Mickoski. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close