0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Zaev dhe Mickoski kërkojnë përgjegjësi për “bombat”, fajin e shohin te pala tjetër

Kemi parashtruar padi penale që të dihet se përgjimi i paautorizuar është i ndaluar me ligj, por dallimi mes nesh dhe VMRO-DPMNE-së është i qartë. Kur kemi përgjuar, nuk jemi fshehur as pas portaleve, as pas instrumenteve tjera të publikimit të tillë të bisedave, ku dëgjohen persona të tretë si flasin, por kemi publikuar drejtpërdrejtë, me zë autentik dhe tërësisht të konfirmuar nga fillimi deri në fund, vet bisedat u janë dhënë gazetarëve", tha sonte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Shkup, 6 korrik 2020 (MIA) – Kemi parashtruar padi penale që të dihet se përgjimi i paautorizuar është i ndaluar me ligj, por dallimi mes nesh dhe VMRO-DPMNE-së është i qartë. Kur kemi përgjuar, nuk jemi fshehur as pas portaleve, as pas instrumenteve tjera të publikimit të tillë të bisedave, ku dëgjohen persona të tretë si flasin, por kemi publikuar drejtpërdrejtë, me zë autentik dhe tërësisht të konfirmuar nga fillimi deri në fund, vet bisedat u janë dhënë gazetarëve”, tha sonte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai në debat me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në RTM, tha se LSDM-ja çdoherë kur ka pasur indikacione dhe dëshmi për punë joligjore dhe etike, këtë e ka bërë në mënyrë transparente dhe publike.

Ai shtoi se duhet të gjithë të apelojnë që të gjenden të gjithë të cilët përgjohen në mënyrë joligjore, pasi kjo dënohet me ligj.

Sipas Mickoskit, megjithatë, çdoherë që të vihet deri te e vërteta, duhet të zbulohet përgjegjësia.

“Un me të vërtetë jam i tmerruar nga kjo që e dëgjoj, pa dallim të përmbajtjes, nëse është në kundërshtim ndaj meje dhe këtë jo vetëm që nuk e arsyetoj, por kjo duhet ashpër të dënohet dhe për këtë nuk kam kurrfarë dileme”, thot mes tjerash Mickoski. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close