0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Zaev deri te Mickoski: Asnjëherë nuk keni qëndrim për marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë

Kemi kornizë negociuese nga Bashkimi Evropian, ku thuhet se legjislaturën evropiane do ta përkthejmë në gjuhën maqedonase, identiteti ynë është i njohur, do të thotë kemi gjuhë të njohur dhe identitet të njohur. Gjuha maqedonase mbetet gjuhë në BE. Ky afirmim i gjuhës sonë është i pashmangshëm. Treguam se dimë të arrijmë marrëveshje dhe çdo marrëveshje edhe në të ardhmen do të jetë në favor për qytetarët tanë dhe shtetin tonë, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në TV duelin e sotshëm me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Shkup, 6 korrik 2020 (MIA) – Kemi kornizë negociuese nga Bashkimi Evropian, ku thuhet se legjislaturën evropiane do ta përkthejmë në gjuhën maqedonase, identiteti ynë është i njohur, do të thotë kemi gjuhë të njohur dhe identitet të njohur. Gjuha maqedonase mbetet gjuhë në BE. Ky afirmim i gjuhës sonë është i pashmangshëm. Treguam se dimë të arrijmë marrëveshje dhe çdo marrëveshje edhe në të ardhmen do të jetë në favor për qytetarët tanë dhe shtetin tonë, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në TV duelin e sotshëm me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai e akuzoi Mickoskin se nuk i gëzohet sukseseve të shtetit, por gëzohet kur dikush i pengon proceset.

“Gëzohuni madje në një gjë. Për NATO-n të gjithë u gëzuam, vetëm ju jo, ndërsa keni shkruar në programin NATO. Ju gëzoheni kur dikush na pengon. Ne nuk jemi si ju, para autoriteteve bullgare flisni një, para qytetarëve tanë tjetër. Tregojeni një herë qëndrimin e juaj për marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë”, tha Zaev dhe i bëri thirrje Mickoskit që të prononcohet për çështjet kyqe strategjike dhe marrëveshjet. bsh/

Back to top button
Close
Close