0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderPolitikë

Zaev: Çdo anulim i zgjedhjeve është në dëm të shëndetit të qytetarëve, në dëm të ekonomisë dhe të demokracisë

Çdo anulim i zgjedhjeve është në dëm të shëndetit të qytetarëve, në dëm të ekonomisë dhe demokracisë. Lehtë është të bëhet dallim mes atyre, të cilëve vetëm i referohen shëndetit dhe atyre ,të cilët ndërmarrin hapa konkrete që ta mbrojnë, thotë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistë për mkd.mk.

Shkup, 25 maj 2020 (MIA) – Çdo anulim i zgjedhjeve është në dëm të shëndetit të qytetarëve, në dëm të ekonomisë dhe demokracisë. Lehtë është të bëhet dallim mes atyre, të cilëve vetëm i referohen shëndetit dhe atyre ,të cilët ndërmarrin hapa konkrete që ta mbrojnë, thotë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistë për mkd.mk.

Ai mes tjerash nënvizon se nuk është vizion i madh ose përgjegjësi nëse 100 herë e përsërit “shëndeti para gjithash”

“Përgjegjësi shumë më e madhe është të flasësh për shëndetin derisa ju ndihmon qytetarëve, derisa kumton fakte dhe numra të saktë edhe kur ato nuk janë të volitshme, të përmbahesh nga përhapja e të pavërtetave, të punosh në masat ekonomike që e ngrejnë konsumin dhe të mos lejosh që gjendja e jashtëzakonshme ta rrezikojë demokracinë. Prej këtu, lehtë është të bëhet dallim mes atyre të cilët vetëm i referohen shëndetit dhe atyre që ndërmarrin masa konkrete që ta mbrojnë”, potencon Zaevi.

Ai pret që VMRO-DPMNE-ja të merr pjesë në këto zgjedhje, të cilat, siç thekson, edhe vet një periudhë më të gjatë i kanë kërkuar dhe për të cilat bashkarisht kanë arritur marrëveshje që të mbahen më 12 prill, pas çka opozita ka hyrë edhe në qeverinë teknike me zgjidhje të tyre kadrovike.

“Për shkak të krizës, i kemi ngrirë aktivitetet zgjedhore dhe i anuluam zgjedhjet. Në pajtim me dispozitat ligjore, sa të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, vazhdojnë edhe aktivitetet zgjedhore”, tha në intervistë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. bsh/

Back to top button
Close
Close