0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderPartitë politikePolitikë

Zaev: Besoj se ligjet do të miratohen, Kuvendi do të shpërndahet në kohë dhe zgjedhjet do të mbahen më 12 prill

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot në Negotinë shfaqi bindjen se ligjet do miratohen, se Kuvendi do të shpërndahet në kohë, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 12 prill.

Negotinë, 14 shkurt 2020 (MIA) – Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot në Negotinë shfaqi bindjen se ligjet do miratohen, se Kuvendi do të shpërndahet në kohë, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 12 prill.

“Parlamenti nuk duhet të lejojë që me çfarëdo lojëra dhe çfarëdo plane të shkelet procesi i diskutimit –  të drejtat e deputetëve dhe në fund e drejta të votohen ligjet. Mund të ketë dy të tretat, mund të mos ketë dy të tretat, por është e rendit, korrekte dhe e ndershme para shtetit të japim mundësi të votohen këto ligje të rëndësishme”, tha Zaev.

Potencoi se është i lumtur që sot vazhdoi me punë Parlamenti dhe shprehi falënderim, siç tha, për fleksibilitetin e kryetarit të Parlamentit dhe të gjithë deputetëve të punojnë sot.

“Besoj se në pajtim me të drejtat e tyre që i kanë do të japin mundësi të gjitha zgjidhjet ligjore të përfundohen me diskutime për ato, të votohen dhe pas kësaj të shpërndahet Parlamenti”, tha ai.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Zaev theksoi se koalicioni me BDI-në funksionon.

“Gjithsesi që dje nga sekretari i përgjithshëm i partisë me paraqitjen e tij dërguam mesazh serioz për përgjegjësinë para shtetit. Synimi ynë i vetëm është para shpërndarjes të Parlamentit të japim shans të votohen ligjet –  jo vetëm ligjet me dy të tretat, Kodi Zgjedhor, shkarkimi i ministrit të Punës dhe Politikës Sociale dhe disa zgjidhje legjislative, duke shpenzuar kohën e nevojshme të llogaritur deri në mesnatë më 16 shkurt kur janë afatet e fundit për shpërndarjen e Parlamentit”, tha kreu i LSDM-së.

Duke iu përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse ka negociata me partitë e tjera për koalicion të ri, Zaev thotë se ata tani për tani kanë negociata me partnerët e tyre standard të koalicionit dhe me disa prej partive që deri më tani nuk kanë qenë në koalicion.

“Po bisedojmë. Besoj se do të kemi rezultate përfundimtare nga këto bisedime përveç analizave që i bëjmë, si dhe bisedimet me ta të cilat janë shumë të rëndësishme që të kemi angazhime programore të përbashkëta diku në fund të shkurtit”, tha Zaev.

Ai potencoi se LSDM-ja  ka  kapacitet serioz të madh dhe unik të koalicionit për një shoqëri për të gjithë.

“Për shkak të vendimeve të guximshme që i kemi marrë në të kaluarën dhe nuk do të lejojmë këtë të  mos e shfrytëzojmë, normalisht të gjitha në funksion të fitores serioze, mandatit serioz të pastër që do të sigurojë shumicë të qëndrueshme parlamentare me shumicë votash në qeverinë e re për mandatin e ardhshëm katërvjeçar sepse vijon proces serioz  i transformimit real i tërë shoqërisë sonë dhe ekonomisë në vendin tonë”, shtoi Zaev.

Në pyetjen nëse e sheh veten kryeministër i qeverisë së re, lideri i LSDM-së, u përgjigj se nuk ka menduar për këtë.

Nuk duam, e as planifikojmë, tha Zaev formimin të shumicës, e cila siç shtoi, gjithsesi dihet.

“E dini edhe ju gazetarët se është e mundur ta bëjmë sepse me sigurimin e mbi 80 deputetëve, e jo me shumicë prej 61 deputetëve. Kjo është e mundur. Nuk dua këtë askush ta kuptoj si kanosje. Por e dërgoj si porosi, si konfirmim i sekretarit tonë të përgjithshëm se ajo që është shteti, shteti është para se gjithash dhe para gjithë neve. Pas kësaj janë partitë tona, kalkulimet politike apo të ngjashme. Ne duam të kemi zgjedhje më 12 prill, duam në kohë të shpërndahet parlamenti, por njëkohësisht duam Parlamenti ta përfundojë punën ashtu siç është planifikuar – zgjidhjet ligjore të votohet në Parlament”, potencoi Zaev. sn/

Back to top button
Close
Close