0_Maqedoni.PortalPolitikëZgjedhjet presidenciale 2019

Zaev bëri thirrje për dalje masive dhe për zgjedhje të suksesshme dhe demokratike presidenciale

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk  bri thirrje për dalje masive dhe për zgjedhje të suksesshme dhe demokratike presidenciale.

Shkup, 19 prill 2019 (MIA)  – Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk  bri thirrje për dalje masive dhe për zgjedhje të suksesshme dhe demokratike presidenciale.

“Epilogu i këtyre zgjedhjeve në masë të madhe do të ndikojë nëse dhe me çfarë tempi do të vazhdojmë që të lëvizim përpara. Që të kemi standard evropian jetësor, rroga evropiane, arsim evropian, që ta konfirmojmë stabilitetin e shtetit, që të jetojmë të qetë, një është rruga – kjo është Përpara”, shkroi Zaev në Fejsbuk.

Ai u bën thirrje maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbëve, boshnjakë, romëve, vllehëve, nga të gjitha grupet sociale, individëve, grupeve të përcaktuar, të papërcaktuar politikisht, të mos e lëshojnë këtë detyrim qytetar.

Sipas Zaevit, gjithçka tjetër do të ishte ngecje e re, pasiguri dhe rreziqe për të ardhmen dhe se përgjegjësia e këtyre zgjedhjeve është e gjithë e jona dhe kjo kërkon aksion dhe vendosshmëri. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close