0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePartitë politikePolitikëVideo deklaratë

Zaev bëri thirrje në përgjegjësi nga partitë për ligjin e PP-së, është i gatshëm të bisedojë me Mickovskin

 Lideri i LSDM-së Zoran Zaev është i gatshëm të bisedojë me liderin e VMRO-DPMNE-së për të gjetur zgjidhje për Ligjin e  prokurorisë publike. Ai sot bëri thirrje në përgjegjësi  nga  subjektet politike dhe shprehu bindje se në  tre javët e ardhshme mund të sillet ligji.

Shkup, 18 janar 2020 (MIA) – Lideri i LSDM-së Zoran Zaev është i gatshëm të bisedojë me liderin e VMRO-DPMNE-së për të gjetur zgjidhje për Ligjin e  prokurorisë publike. Ai sot bëri thirrje në përgjegjësi  nga  subjektet politike dhe shprehu bindje se në  tre javët e ardhshme mund të sillet ligji.

“Bëhet fjalë për vendim sistematik i cili sillet me shumicë prej dy të tretave dhe duhet të gjithë të mbajmë përgjegjësi dhe të ndërmarrim hapa  për ta sjellur këtë ligj. Nëse jo para zgjedhjeve, do të duhet ta sjellim  pas zgjedhjeve. Si do që të shkojnë gjendjet në zgjedhje, duhet ta sjellim. Ai është obligimi ynë i përbashkët sepse bëhet fjalë për dy të tretën e ligjit. Atë mund ta bëjmë tani derisa punon Parlamenti që t’u japim plus argumente eurokomisarit dhe vendeve anëtare të BE-së dhe të mund të sigurojmë vendim në Këshillin Evropian përfundimisht të jetë pozitiv,  edhe pse ajo është kusht,  nuk është pjesë e raportit për vendin tonë,  por do të jetë argument më shumë”, deklaroi Zaev pas bazarit të sotëm në organizim të LSDM-së.

Ai theksoi se ky ligj është një nga ligjet e fundit strukturore në pjesën e reformave në gjyqësi dhe shtoi se është i gatshëm të bisedojë me të gjitha subjektet politike.

“Për të gjithë atë që mund të vjen si sugjerim nga grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni edhe nga partitë politike shqiptare, me të cilët do të përmirësohet vendimi ligjor, por do të jetë në suaza të linjave të kuqe të Bashkimit Evropian, mund të gjejmë zgjidhje”, tha Zaev.

Në lidhje me propozimin që opozita ta zgjedhë prokurorin publik, Zaev theksoi se  nuk ka kurrfarë paragjykime në lidhje me atë,  por që  beson që asnjë prokuror nuk do të dëshironte të propozohet dhe zgjidhet nga politikanët.

“Kemi vendim të bukur evropian – Këshilli i prokurorëve publik. Jam i gatshëm të bisedoj për tërë atë që nuk i kalon linjat e kuqe”, tha Zaev.  sa/

Posted by MИА.mk on Сабота, 18 јануари 2020

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close