0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Zaev: BDI-ja do të shkojë në opozitë, nacionalizmi nuk ka ardhmëri në Maqedoninë e Veriut

Mesazhi i BDI-së për kryeministrin shqiptar është shantazhim. Qytetarët janë ata që vendosin se kush do të drejtojë Qeverinë, tha sonte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Shkup, 9 korrik 2020 (MIA) – Mesazhi i BDI-së për kryeministrin shqiptar është shantazhim. Qytetarët janë ata që vendosin se kush do të drejtojë Qeverinë, tha sonte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Në emisionin “Rruga drejt” TV në Alsat, Zaev theksoi se BDI-ja do të shkojë në opozitë, ndërsa nacionalizmi nuk ka të ardhme në Maqedoninë e Veriut.

“Kemi pasur gjithmonë bashkëpunim të ndershëm dhe të hapur me BDI-në. Madje edhe kur nuk jemi pajtuar. Gjithmonë kam qenë transparent. E kuptoj Ahmetin pse po ndjek një politikë nacionaliste. Por sot qytetarët dinë gjithçka. Ne i bashkojmë të gjithë. Ne nuk i ndajmë. Politikanët që kthehen drejt nacionalizmit do të ndëshkohen në këto zgjedhje. Qytetarët do t’ua tregojnë këtë. Nacionalizmi nuk ka të ardhme në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Zaev.

Sipas tij, BDI e di se është mirë për atë që të shkojë në opozitë, të demokratizohet, të ndërtojë qëndrim dhe program ekonomik.

“Unë e them këtë si mendimin tim. Qytetarët do të vendosin. Në këto zgjedhje, unë jam mandatari i këtij koalicioni më multietnik në historinë politike të Maqedonisë së Veriut”, nënvizoi Zaev.

Ai paralajmëroi reforma serioze, ndërsa në lidhje me ekonominë tha se do të jemi liderë në Ballkan. Avantazhet, tha ai, duhet të shfrytëzohen, ndërsa të rinjtë duhet të qëndrojnë këtu.

Në Qeverinë e re të LSDM-së, nënvizoi ai, do të ketë ministra shqiptarë, ndërsa shumica parlamentare do të jetë “më multietnike”.

“Vetëm duke na dhënë mbështetje, është e sigurt rruga jonë euroatlantike dhe “një shoqëri për të gjithë”. Të gjitha opsionet e tjera janë rrezik për jetën. Shumica jonë parlamentare do të jetë më multietnike dhe me më shumë ngjyra. Ne do të punojmë së bashku. Për të drejta të barabarta. Për zhvillimin e balancuar rajonal. Pa nacionalizëm. Të gjithë janë të rëndësishëm, të gjithë janë të barabartë. Në qeverinë e re të LSDM-së, do të ketë ministra shqiptarë si përmes koalicionit tonë ashtu edhe përmes partnerëve potencial të koalicionit. Kjo është normale. Kjo është e shëndetshme”, tha lideri i LSDM-së.

Zaev përsëriti se Qeveria e LSDM-së ka marrë vendime të guximshme dhe historike, ndërsa tani është radha e qytetarëve – të dalin dhe të votojnë për koalicionin “Mundemi”. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close