Politikë

Zaev- Bazdnikin: T’i shfrytëzojmë mundësitë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot është takuar me ambasadorin e Federatës ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sergej Bazdnikin.

29 janar 2020

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot është takuar me ambasadorin e Federatës ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sergej Bazdnikin.

Në takim është biseduar për më shumë tema aktuale, raportet mes dy vendeve si dhe mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik në interes të qytetarëve.

Zaev ka porositur se dy shtetet kanë marrëdhënie tradicionalisht të mira, por ekzistojnë mundësi të shumta që ata të avancohen në interes të qytetarëve të Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa mundësitë e tilla duhet të shfrytëzohen.

“Përcaktimi jonë strategjik është integrimi në BE dhe NATO, por njëkohësisht përcaktimi jonë është të ndërtojmë dhe mbajmë marrëdhënie të mira me gjitha shtetet, veçmas me Rusinë i cili është partneri jonë tradicional dhe e cila mund të kontribuojë shumë në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë tonë”, ka thënë Zaev.

Lidhur me situatën aktuale në shtet, Zaev ka thënë se qeveria kalimtare e angazhuar për organizimin e zgjedhjeve punon mirë dhe ajo që është me rëndësi, proceset ekonomike vazhdojnë në interes të qytetarëve.

Duke u kthyer në zgjedhjet e parakohshme të ardhshme parlamentare, Zaev ka thënë se LSDM është e gatshme për përballje zgjedhore, se para qytetarëve do të prezantohet programi real që do të ketë për qëllim të transformojë dhe avancojë shoqërinë dhe të përforcojë standardin jetësor të qytetarëve

Ambasadori Bazdnikin ka vlerësuar se marrëdhëniet mes dy vendeve lëvizin në drejtim të mirë dhe ka shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në gjitha sferat ku ka potencial për një gjë të tillë. Bazdnikin ka shprehur bindjen se RMV do të zbatojë zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike ku do të respektohet vullneti i shumicës.

Qendra për komunikim me opinionin nga LSDM

__________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

 

Back to top button
Close
Close