Magazinë

Yon Idy (Jon Ajdi) publikoi këngë të re

Back Around është titulli i këngës më të re të Jon Ajdit, e cila për nga zhanri mund të klasifikohet si pop, me ndikim bluzi.

Shkup, 13 korrik 2020 (MIA) – Back Around është titulli i këngës më të re të Yon Idy-t, e cila për nga zhanri mund të klasifikohet si pop, me ndikim bluzi.

Kjo është kënga e katërt të cilën Yon-i e publikon në periudhë prej një viti. Video klipi u regjistrua në Shkup dhe në rrethin e fshatit Galiçnik, ndërsa autorë të tij janë Faton Islami dhe Besnik Zejnullai.
Për dallim nga tri këngët e mëparshme, ku ai paraqitet si autor i tërësishëm, ky është bashkëpunimi i parë me Boban Apostollov – NaBBoo, producent dhe kompozitor multi platin.

Yon Idy dhe Boban Apostollov – NaBBoo bashkëpunuan edhe në të kaluarën – ata morën pjesë në krijimin e këngës Knock Me Down të DJ-it të njohur Galoski, ku vokalet i këndon pikërisht Yon Idy.

Tri këngët e mëparshme të Yon Idy-t – Gentle, Walking the Line of Love dhe Waste No Love tashmë u bënë pjesë e play-listave të radio stacioneve të Ballkanit, por edhe të një numri të konsiderueshëm të radio stacioneve në Evropë.

Yon Idy është kantautor nga Shkupi, i cili në këngët e tij i këndon të gjitha vokalet dhe i luan instrumentet akustike.

Që kur iu përkushtua në tërësi muzikës, ai nuk pushon së krijuari. Të përfunduar e ka edhe një këngë, për të cilën mbetet vetëm regjistrimi i video klipit. ar/

Back to top button
Close
Close