BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Xhorxh Bush bën thirrje që të dëgjohen kërkesat e protestuesve në SHBA

Ish presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush i riu ka thënë se vrasja e Flojdit pasqyron "dështimin tronditës" të luftës së vendit kundër racizmit dhe u bëri thirrje autoriteteve që t'i dëgjojnë kërkesat e protestuesve.

Uashington, 3 qershor 2020 (MIA) – Ish presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush i riu ka thënë se vrasja e Flojdit pasqyron “dështimin tronditës” të luftës së vendit kundër racizmit dhe u bëri thirrje autoriteteve që t’i dëgjojnë kërkesat e protestuesve.

Bush, deklarata e të cilit tregon se pozicioni i tij ndryshon nga ai i presidentit Donald Tramp, megjithëse nuk e përmendi emrin e tij, konsideron se dalja nga vlerat amerikane i nxiti protestuesit në tërë vendin.

“Mënyra e vetme për të parë veten në dritën e duhur është të dëgjojmë zërat e shumë të lënduarve dhe atyre që pikëllohen”, porositi ish presidenti republikan Bush, transmeton Hina.

“Ata që duan të heshtin këto zëra nuk e kuptojnë kuptimin e SHBA-s ose si ajo bëhet vend më i mirë”, shtoi ai.

Shkaku fillestar për protesta të mëdha mbarëkombëtare, që zgjasin më shumë se tetë ditë, ishte vrasja e afrikano-amerikanit të paarmatosur Xhorxh Flojd gjatë arrestimit të dhunshëm në Mineapolis më 25 maj.

Bush tha se ai dhe gruaja e tij, Laura, ishin të shqetësuar nga “mbytja brutale” të Xhorxh Flojd.

“Çështja Flojd ngre çështje me të cilat duhet të ballafaqohemi”, tha Bush.

“Fakti se shumë afrikano-amerikanë, veçanërisht të rinj, po keqtrajtohen dhe kërcënohen, është dështim tragjik”, tha Bush, i cili ishte president i SHBA-së nga viti 2001 deri në vitin 2009.

“Kjo tragjedi, mes një numri tragjedish tjera të ngjashme, parashtron pyetje shumë të vonuar: si do t’i japim fund racizmit sistematik në shoqërinë tonë”, shtoi Bush. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close