0_Sport,PortalBasketbollSport.Slajder

Xhordan në lot: Kobi ishte vëllai im më i vogël

Basketbollisti më i mirë i të gjithë kohërave Majkëll Xhordan, ka pasur një fjalim prekës në mbledhjen komemorative për Kobi Brajantin dhe vajzën e tij, Xhiana.

Los Anxhelos, 25 shkurt 2020 (MIA) – Basketbollisti më i mirë i të gjithë kohërave Majkëll Xhordan, ka pasur një fjalim prekës në mbledhjen komemorative për Kobi Brajantin dhe vajzën e tij, Xhiana.

“Ndoshta kjo do të befasojë dikë, por unë dhe Kobi ishim shumë miq të afërt. Kobi ishte vëllai im më i vogël. Të gjithë çdoherë donin të bisedonin për ngjashmëritë mes nesh, por unë vetëm desha të flasë për Kobin. Ai dëshironte t’i rrisë performancat e veta. Duke e njohur atë, dëshiroja t’i bëhem vëllai më i vjetër. Unë çdoherë do ta dua mënyrën në të cilën ai më inspironte. Më kujtohet se si para disa muajve më dërgoi porosi ku shkruante: ‘Po tentoj ta mësoj vajzën time disa lëvizje, por nuk më kujtohet se çka kam bërë në moshën e saj. Çfarë lëvizjesh ke mësuar si fëmijë?’ E Pyeta: ‘Në cilën moshë?’ Ai u përgjigj ’12 vjeç’. I thash: ‘Si 12-vjeçar kam tentuar të luajë bejsboll’. Kjo ishte në ora 2 pas mesnate. Kemi mundur të bisedonim për gjithçka që ka lidhje me basketbollin dhe jetën. Kur vdiq Kobi Brajant, ka vdekur edhe një pjesë e imja. Premtoj se prej kësaj dite do të jetoj me kujtimet se kam pasur një vëlla më të vogël, të cilit kam tentuar t’i ndihmoj me gjithçka që mundem”, tha Xhordan.

Kobi Brajant, vajza e tij Xhiana dhe shtatë persona tjerë e humbën jetën në fatkeqësinë e helikopterit muajin e kaluar. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close