BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Xhonson: Vdekja e Flojdit është e pafalshme, por protestuesit duhet të jenë të matur

Kryeministri britanik Boris Xhonson sot deklaroi se vdekja e afroamerikanit Xhorxh Flojd, i cili vdiq gjatë intervenimit policorë është i tmerrshëm dhe i pa falshëm, ndërsa protestuesit i porositi t'i përmbahen ligjit dhe të jenë të matur.

Londër, 3 qershor 2020 (MIA) – Kryeministri britanik Boris Xhonson sot deklaroi se vdekja e afroamerikanit Xhorxh Flojd, i cili vdiq gjatë intervenimit policorë është i tmerrshëm dhe i pa falshëm, ndërsa protestuesit i porositi t’i përmbahen ligjit dhe të jenë të matur.

Ai duke u drejtuar para deputetëve tha se jetët e afroamerikanëve janë të rëndësishme dhe se e kupton zemërimin dhe pikëllimin, jo vetëm të qytetarëve të SHBA-së, por edhe tërë botës, përfshirë edhe Britaninë e Madhe.

Paraprakisht lideri i laburistëve opozitarë Kir Stamer deklaroi se është i shokuar dhe i zemëruar për shkak vdekjes së Flojdit dhe e kritikoi Xhonsonin për shkak “mungesës së përgjigjes”, duke kërkuar që Londra të dërgojë porosi të fuqishme deri te presidenti amerikan Donald Tramp për shkak mosreagimit të tij në zhvillimin e tillë të ngjarjeve.

Xhonson tha se kjo që ka ndodhur në SHBA është e tmerrshme dhe e pafalshme. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close