EvropëEvropë.Portal

Xhonson premton: Do ta përfundojmë Bregzitin më 31 tetor

Lideri i ri i Partisë Konservatore, Boris Xhomson, i cili nesër nga Tereza Mej do ta ndërmarrë detyrën kryeministër britanik, premtoi se do ta përfundojë procesin për daljen e vendit nga BE-ja më 31 tetor.

Londër, 23 korrik 2019 (MIA) – Lideri i ri i Partisë Konservatore, Boris Xhomson, i cili nesër nga Tereza Mej do ta ndërmarrë detyrën kryeministër britanik, premtoi se do ta përfundojë procesin për daljen e vendit nga BE-ja më 31 tetor.

Ai e dha premtimin e tij në fjalimin me rastin e fitores, pas publikimit se në zgjedhjet  e brendshme partiakëve të torievëve e ka fituar ministri aktual të Punëve të Jashtme Xheremi Hant, të cilit i shprehu falënderim. Xhonsoni ka fituar 92,153 vota, kundrejt 46,656 vota për Hantin.

“Do t’i sjell energji të re vendit. Do ta përfundojmë Bregzitin më 31 tetor dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë, të cilat ai do t’i sjellë”, theksoi kryeministri i ardhshëm britanik.

Xhonsonin, të cilin mediat e quajnë “Boxho”, pas votimit theksoi se “e di që disa njerëz do ta vënë në pikëpyetje fjalën e tij për kryeministër”, megjithatë qëllimi i tij është që ta zbatojë Bregzitin, ta bashkojë vendin dhe ta fitojë liderin e Partisë Laburiste, Xheremi Korbin.

Tereza Mej nesër do të largohet nga Pallati Bekingam t’ia dorëzojë dorëheqjen e vet mbretëreshës britanike Elizabetës së Dytë, ndërsa një orë më vonë te mbretëresha do të mbërrijë Boris Xhonson, i cili nga ajo zyrtarisht do ta marrë mandatin e kryeministrit.

Disa anëtarë të Qeverisë së kryeministres së tanishme Tereza Mej deklaruan se do të japin dorëheqje para se Xhonsoni t’i shkarkojë për shkak të mospajtimit të tyre me qëllimin e tij që ta nxjerrë Britaninë nga BE-ja, me apo pa marrëveshje.

Ministrja britanike e Arsimit, En Milton dha dorëheqje për shkak të “shqetësimit serioz” lidhur me Bregzitin pa marrëveshje me BE-në.

Paraprakisht dorëheqje kanë parashtruar edhe ministri për Evropë dhe Amerikë dhe sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Alen Dankan. Ai konsiderohet për ithtar i BE-së dhe e akuzoi Xhonsonin se nuk e ka mbështetur ambasadorin britanik në Uashington pasi dolën informacione për mendimin e tij për administratën e presidentit amerikan Donald Tramp.

Ministri britanik i Financave  Filip Hamond, si dhe ministri i Drejtësisë Dejvid Gok, dje paralajmëruan se do të japin dorëheqje të mërkurën nëse Xhonsoni e ndërmerr Kabinetin.

Таг
Back to top button
Close
Close