EvropëEvropë.Portal

Xhonson: Nuk do të ketë konkurrencë jolojale me BE, por pa harmonizim të detyrueshëm të rregullave

Britania e Madhe nuk do të zhvillojë kurrfarë "konkurrence jolojale" ndaj Bashkimit Evropian, nga e cila kanë frikë evropianët pas Bregzitit, deklaroi sot kryeministri britanik Boris Xhonson, duke përfaqësuar vizionin e tij për marrëdhëniet e ardhshme me BE.

Londër, 3 shkurt 2020 (MIA) – Britania e Madhe nuk do të zhvillojë kurrfarë “konkurrence jolojale” ndaj Bashkimit Evropian, nga e cila kanë frikë evropianët pas Bregzitit, deklaroi sot kryeministri britanik Boris Xhonson, duke përfaqësuar vizionin e tij për marrëdhëniet e ardhshme me BE.

“Ne nuk do të angazhohemi për asnjë damping, pavarësisht nëse bëhet fjalë për damping tregtar, ekonomik apo ekologjik, siç frikësohet Brukseli”, tha udhëheqësi konservator, duke premtuar se nuk do të minojë standardet evropiane.

Në fjalimin e tij, Xhonson përmendi pikat kryesore të qëndrimit të vendit të tij në negociatat me BE për marrëdhëniet e ardhshme pas Bregzitit.

Sidoqoftë, ai gjithashtu tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do të pajtohet me rregullat evropiane si çmim për tregtinë e lirë.

“A do të insistojmë në atë që BE të bëjë të njëjtën gjë si ne për çmimin e tregtisë së lirë, natyrisht se jo. Nuk shoh asnjë arsye për t’u angazhuar në këtë në marrëveshje me BE-në. Ne do të rivendosim sovranitetin e plotë mbi kufijtë tanë, migracionin, konkurrencën, rregulloret për subvencione, furnizimin, mbrojtjen e të dhënave”, tha Xhonson.

Ai gjithashtu tha se bashkëpunimi me evropianët në lidhje me mbrojtjen dhe politikën e jashtme nuk ka pse të rregullohet me marrëveshje. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close