EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Xhonson në qershor do t’i vazhdojë negociatat për Bregzit

Kryeministri britanik Boris Xhonson muajin e ardhshëm do të udhëtojë në Bruksel, ku do t'i vazhdojë negociatat për Bregzit, publikoi gazeta Tajms e Londrës.

Londër, 28 maj 2020 (MIA) – Kryeministri britanik Boris Xhonson muajin e ardhshëm do të udhëtojë në Bruksel, ku do t’i vazhdojë negociatat për Bregzit, publikoi gazeta Tajms e Londrës.

Negociatori britanik për marrëdhëniet me BE, Dejsvid Frost, deklaroi që Xhonson do të takohet me kryetarët e Komisionit Evropian dhe Këshillit të BE-së për ta vlerësuar zyrtarisht gjendjen e negociatave.

Frost përsëriti se Britania e Madhe nuk do të zgjasë periudhën e tranzicionit të Bregzitit pas dhjetorit të këtij viti.

Britania e Madhe u largua nga BE më 31 Janar 2020. ls/ab/

Таг
Back to top button
Close
Close