EvropëEvropë.Portal

Xhonson: NATO nuk është lëkundur në përkushtimin që t’i mbrojë anëtaret e saj

Kryeministri britanik Boris Xhonson sot deklaroi se NATO-ja nuk është lëkundur në përkushtimin që t'i mbrojë anëtaret e saj.

Londër, 4 dhjetor 2019 (MIA) – Kryeministri britanik Boris Xhonson sot deklaroi se NATO-ja nuk është lëkundur në përkushtimin që t’i mbrojë anëtaret e saj.

“Historia ka treguar se ndaj paqes duhet të qasemi me seriozitet dhe derisa e festojmë këtë përvjetor duhet të jemi të sigurt se veprat tona përgjigjen në fjalët tona”, theksoi Xhonson në Samitin e NATO-s në Londër.

Ajo theksoi se Aleanca Atlantike të Veriut nuk duhet t’i evitojë bisedimet për “realitetet e reja, sidomos përgjigjen e NATO-s ndaj kërcënimeve të reja, siç është lufta hibride dhe pengimi teknologjik”.

Liderët e NATO-s sot u përpoqën t’i tejkalojnë mospajtimet duke theksuar se mbeten të bashkuar për çështjet e sigurisë dhe janë vendimtar në mbrojtjen e njëri tjetrit.

“Është e qartë se është shumë e rëndësishme që Aleanca të mbetet bashkë, sepse ka shumë më tepër punë që na bashkojnë sesa që na ndajnë… NATO është e suksesshme për shkak të konceptit të thjeshtë…. Thelbi është në premtimin se do të qëndrojmë në mbrojtjen e njëri tjetrit, të gjitha për një, një për të gjithë”, potencoi Xhonson. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close