EvropëEvropë.Portal

Xhonson iu drejtua kombit për herë të parë pas sëmurjes me Kovid-19

Kryeministri britanik, Boris Xhonson sot shprehi keqardhje pasi që gjatë kohë ka munguar nga vendi i tij i punës dhe iu falënderuar ministrit të Punëve të Jashtme, Dominik Rab, i cili e zëvendësoi, por edhe qytetarëve.

Londër, 27 prill 2020 (MIA) – Kryeministri britanik, Boris Xhonson sot shprehi keqardhje pasi që gjatë kohë ka munguar nga vendi i tij i punës dhe iu falënderuar ministrit të Punëve të Jashtme, Dominik Rab, i cili e zëvendësoi, por edhe qytetarëve.

Ai në fjalimin e tij të parë publik, pasi u shërua nga koronavirusi i ri, theksoi se pandemia është sfida më e madhe e vendit që nga Lufta e Dytë Botërore, duke shtuar se vendi po përparon në atë luftë.

Xhonson deklaroi se “ekzistojnë shenja që Britania e ka arritur kulmin e sëmundjes dhe arriti të parandalojë një ngarkesë në sistemin e saj shëndetësor”.

“Kjo është arsyeja pse mund të themi se ka filluar një kthesë. Virusi është si një hajdut. Unë e them këtë nga përvoja personale dhe ky është momenti kur ne fillojmë ta mposhtim atë”, theksoi kryeministri britanik.

Sipas tij, është ende herët për lehtësimin e masave pasi shpërthimi i dytë i virusit mund të jetë katastrofal, duke shprehur mirëkuptim për shkak të shqetësimeve të shitësve, artistëve dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në biznes.

“Duhet ta kuptojmë rrezikun e goditjes së dytë. Unë ju bëj thirrje të jeni të durueshëm, sepse besoj se ne po arrijmë në fund të fazës së dytë të këtij konflikti”, theksoi Xhonson, i cili shtoi se në luftën kundër koronavirusit duhet të përfshihet edhe opozita “nëse kjo është e mundur”. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close