EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Xhonson fitoi mbështetje nga Parlamenti për ligjin kontestues për Bregzit

Qeveria britanike mbrëmë mori mbështetjen e Parlamentit për ligjin kontestues të tregut të brendshëm, i cili shkel dispozitat e Marrëveshjes për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Londër, 15 shtator 2020 (MIA) – Qeveria britanike mbrëmë mori mbështetjen e Parlamentit për ligjin kontestues të tregut të brendshëm, i cili shkel dispozitat e Marrëveshjes për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Në lexim të dytë “pro” propozim ligjit votuan 340 deputetë, ndërsa 263 u prononcuan “kundër”.

Tani vijon debat katërditorë për ligjin, kurse pastaj Parlamenti duhet të prononcohet për pikat e tij më kontestuese.

Paraprakisht, Parlamenti hodhi poshtë amendamentin e Partisë Laburiste, e cila kundërshtoi projekt-ligjin sepse shkelte ligjin ndërkombëtar. Një numër i madh i deputetëve, përfshirë pesë ish-kryeministra, vlerësuan se shkelja e ligjit ndërkombëtar do të dëmtojë reputacionin e Britanisë.

BE theksoi se një ligj i tillë do të çonte në ndërprerjen e negociatave tregtare dhe Bregzit pa marrëveshje dhe kjo do të ndiqej nga të gjitha pasojat negative.

Nga ana tjetër, kryeministri Boris Xhonson këmbëngul se është e nevojshme të kundërshtohen kërcënimet “absurde” nga Brukseli, ndër të tjera, për të ngritur pengesën midis Irlandës së Veriut dhe për të vendosur bllokadë në tregtinë e ushqimit.

BE po i kërkon Britanisë të heqë dorë nga pikat kryesore të ligjit deri në fund të shtatorit dhe nëse nuk e bën këtë, nuk do të ketë marrëveshje tregtare deri në fund të vitit, kur skadon periudha e kalimtare e Bregzitit, duke prekur të gjithë tregtinë e pjesëve të automjeteve e deri te ushqimi.

Brukseli ka paralajmëruar gjithashtu Britaninë se do të padisë nëse vazhdon të këmbëngulë në një projekt-ligj, për të cilin BE thotë se mund të rrezikojë marrëveshje paqe me Irlandën e Veriut. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close