EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Xhonson: Dokumenti i besueshëm qeveritar për Bregzit është marrëzi

Kryeministri britanik Boris Xhonson sot deklaroi se dokumenti i besueshëm qeveritar në të cilin hollësisht përmendet se në marrëveshjen për Bregzit, për të cilën ai zhvilloi negociata do të ekzistojnë kontrolle doganore mes Irlandës Veriore dhe Britanisë së Madhe, të cilin ndërkohë e ka marrë edhe Partia laburiste është "çmenduri".

Londër, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Kryeministri britanik Boris Xhonson sot deklaroi se dokumenti i besueshëm qeveritar në të cilin hollësisht përmendet se në marrëveshjen për Bregzit, për të cilën ai zhvilloi negociata do të ekzistojnë kontrolle doganore mes Irlandës Veriore dhe Britanisë së Madhe, të cilin ndërkohë e ka marrë edhe Partia laburiste është “çmenduri”.

Në pyetjen për doganat, dispozitat dhe rregullat për origjinën e mallrave dhe kontrollit mes Irlandës Veriore dhe Britanisë së Madhe përmendura në dokument , Xhonson tha se nuk e ka parë dokumentin për të cilin flitet dhe se kjo është marrëzi, transmetuan mediat britanike.

Në bazë të marrëveshjes që e kemi, mund të dalim si Britani e Madhe në tërësi, tha Xhonson.

Lideri britanik i laburistëve opozitar Xheremi Korbin deklaroi se ka pasur qasje në raportin e besueshëm të qeverisë në të cilin qëndron se ekzistojnë kontrolle doganore mes Irlandës Veriore dhe Britanisë së Madhe në bazë të marrëveshjes për Bregzit që e zhvilloi kryeministri Boris Xhonson. sn/

Back to top button
Close
Close