EvropëEvropë.Portal

Xhonson: Do të luftoj për çdo votë

Kryeministri britanik Boris Xhonson ka deklaruar se do të "luftojë për çdo votë" deri në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të enjten.

Londër, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Kryeministri britanik Boris Xhonson ka deklaruar se do të “luftojë për çdo votë” deri në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të enjten.

“Do të luftoj për çdo votë”, ka deklaruar lideri konservator duke shpresuar se do të fitojë shumicë, e domosdoshme për miratimin e marrëveshjes për Bregzitin.

Zbatimi i Bregzitit për Xhonsonin është prioritet i fushatës. Nëse fiton, ai do ta dorëzojë marrëveshjen në votim në Parlament që të mund Britania të del nga BE më 31 janar 2020.

Sipas anketave, rezultatet që i ka publikuar gazeta “Gardian” konservatorët kanë 11 për qind mbështetje më shumë nga laburistët para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Xhonson ka thënë se vëmendjen e tij do ta orientojë në pesë ditët e ardhshme, pasi siç ka thënë “njerëzit në Britani atë e presin”. fab/

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close