EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Xhonson: Deri në fund të vitit 2020 Britania e Madhe do të lidh marrëveshje tregtare me BE-në

Kryeministri britanik Boris Xhonson sot deklaroi se vendi i tij do të arrijë marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian para përfundimit të vitit të ardhshëm

Londër, 5 dhjetor 2019 (MIA) – Kryeministri britanik Boris Xhonson sot deklaroi se vendi i tij do të arrijë marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian para përfundimit të vitit të ardhshëm.

“Në interes të tyre është të bëjnë marrëveshje me ne dhe nuk dyshoj se do ta bëjnë këtë. Dhe nëse me pyesni nëse mund të garantojë se do të ketë marrëveshje, mendoj se mundem”, tha Xhonson gjatë vizitës të një fabrike në qendër të Anglisë.

Xhonson edhe njëherë përsëriti se Britaninë e Madhe do ta ndajë nga BE-ja deri në fund të janarit.

Ai tha se nuk do të vazhdojë në periudhën e ardhshme që duhet të përfundojë deri në dhjetor të vitit 2020, edhe krahas asaj që kritikuesit pohojnë se nuk mbetet mjaft kohë për të arritur marrëveshje të re tregtare. sn/

Back to top button
Close
Close