EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Xhonson: Britania do t’i ndryshojë rregullat për migrim nëse Kina imponon ligj për Hong Kongun

Britania e Madhe do t'i ndryshojë rregullat për migrim nëse Kina e zbaton ligjin për siguri në Hong Kong, tha kryeministri briotanik, Boris Xhonson.

Londër, 3 qershor 2020 (MIA) – Britania e Madhe do t’i ndryshojë rregullat për migrim nëse Kina e zbaton ligjin për siguri në Hong Kong, tha kryeministri briotanik, Boris Xhonson.

“Që nga pranim-dorëzimi në vitin 1997, ka ekzistuar koncept me vlerë sipas çelësit ‘një vend, dy sisteme’, të garantuar në Kushtetutën e Hong Kongut dhe në të cilin bazohet deklarata e përbashkët e nënshkruar nga Britania e Madhe dhe Kina”, tha Xhonson për “Sauth Çajna Morning post”.

Kryeministri britanik shtoi se vendimi i Kinës që të imponojë ligj për siguri kombëtare të Hong Kongut i “zvogëlon liritë dhe në mënyrë dramatike e minon autonominë e tij”.

Ai e ka përshkruar hapin kinez si konflikt me obligimet, që i ka ndërmarrë në Deklaratën e përbashkët,

“Nëse Kina imponon ligj, Qeveria britanike do t’i ndryshojë rregullat e saj të migrimit”, tha Xhonson. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close