BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Xhon Boltoni në librin e ri e krahason Erdoganin me Musolinin

Ish këshilltari i Sigurisë Kombëtare të presidentit Donald Tramp, Xhon Boltoni në librin e tij të ri e krahason liderin turk Rexhep Taip Erdogan me diktatorin fashist Benito Musolinin.

Uashington, 19 qershor 2020 (MIA) – Ish këshilltari i Sigurisë Kombëtare të presidentit Donald Tramp, Xhon Boltoni në librin e tij të ri e krahason liderin turk Rexhep Taip Erdogan me diktatorin fashist Benito Musolinin.

“Biseda telefonike me Erdoganin u tregua si përvojë e vërtetë. Derisa e dëgjoja, ai tingëllonte si Musolini si flet nga ballkoni i tij në Romë, me këtë dallim që Erdogani fliste me atë ton  dhe zërin e lartë në telefon. Dukej si të na jepte leksione derisa qëndrojmë në byronë për marrjen e vendimeve”, shkruan Boltoni, duke zbuluar detaje për bisedën midis tij, Erdoganit dhe kolegut të tij amerikan Donald Trampit.

Biseda ishte realizuar menjëherë pas sulmit të pretenduar kimik në afërsi të Damaskut në Siri në vitin 2018 ku humbën jetën më shumë se 40 persona. Pas më pak se një javë, aleatët e SHBA-së, Britania e Madhe dhe Franca filluan sulme ajrore mbi caqet ushtarake siriane.

Në librin e tij, Boltoni e quan Erdoganin diktator, duke i komentuar përpjekjet e Trampit të intervenojë në rastin kundër Halkbank në dobi të Turqisë dhe ta shfrytëzojë funksionin e tij që t’i ndalojë të gjitha llojet e veprimeve të mëtejshme ligjore kundër bankës.

Halkbank akuzohet se ka marrë pjesë në një skemë të madhe për anashkalimin e sanksioneve kundër Iranit. Në akuzë pohohet se biznesmeni turko-iranian Reza Zarab ka korruptuar funksionarë të lartë, përfshirë edhe një ministër turk, që të ndihmojnë në rikahëzimin e të ardhurave iraniane të naftës përmes Halkbankës me ndihmën e marrëveshjeve zë rreme. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close