BotëBotë.Portal

“Xherusalim Post”: Erdogani premtoi “çlirimin” e al-Aksas pas Shën Sofisë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është zotuar të "çlirojë xhaminë Al-Aksa" nga Izraeli, pasi të premten e "ringjalli" Shën Sofinë si xhami.

Ankara, 13 korrik 2020 (MIA) – Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është zotuar të “çlirojë xhaminë Al-Aksa” nga Izraeli, pasi të premten e “ringjalli” Shën Sofinë si xhami.

Vendimi për të ndryshuar statusin e Shën Sofisë, kishës së lashtë, e cila në vitin 1453 u shndërrua në xhami dhe më pas muze, ishte vendim kontrovers në javën e kaluar, shkuan “Xherusalim Post”.

“Ringjallja e Shën Sofisë e paralajmëron çlirimin e xhamisë Al-Aksa”, thuhet në ueb-faqen e presidencës turke.

“Ringjallja e Shën Sofisë është përsëri flakadan shprese për myslimanët dhe të gjithë të shtypurit, të përmbysurit dhe të shfrytëzuarit”, transmeton gazeta.

Fjalimi, i cili ishte në turqisht, u përkthye pak më ndryshe në arabisht dhe anglisht, si mënyrë për të fshehur disa nga pikëpamjet e Ankarasë se si e lidh Shën Sofinë me planin më të gjerë, vlerëson “Xherusalim Post”.

Në arabisht,thuhet se shndërrimi i Shën Sofisë në xhami është pjesë e “kthimit të lirisë së al-Aksas”, që do të thotë se Izraeli duhet të hiqet nga kontrolli i qytetit të vjetër të Jerusalemit ku ndodhet Al-Aksa, si thuhet në tekst, shpjegon gazeta.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka lidhur vendimin për ringjalljen e islamit nga Buhara në Uzbekistan me Andaluzinë në Spanjë. Kjo terminologji, e cila lidh Al-Aksën në Jerusalem me Shën Sofinë dhe Spanjën është një lloj terminologjie e koduar për agjendë më të gjerë fetare, konsideron “Xherusalim Post”.

Në përkthimin në turqisht nuk duket se përmban të njëjtën referencë për Spanjën, si përkthimi në arabisht.

Presidenti turk prej kohësh ka mbrojtur çështjen palestineze dhe ka qenë kritik i ashpër i Izraelit, përfshirë edhe kur ai u largua nga skena e Davosit, gjatë bisedimeve me ish presidentin izraelit, Shimon Peres në vitin 2009. Më pas, Turqia dërgoi anije humanitare në Gaza për të tentuar të prishë bllokadën izraelite të Gazës e cila solli vdekjen e 10-të shtetasve turq kur forcat izraelite sulmuan anijen “Mavi Marmara”, shkruante gazeta.

Lidhja e ndryshimit të madh në Shën Sofia me Jerusalemin, tregon se ambiciet e Ankarasë janë shumë më të mëdha sesa vendosja e lutjeve islame në xhaminë dhe kishën historike në Stamboll; ajo është pjesë e agjendës më të gjerë islamike për rajonin, shkruan gazeta izraelite.

Kjo strategji e Turqisë po lëvizë drejt ndikimit më të madh në të gjithë rajonin me grupe të njerëzve me mendje të njëjtë dhe vende të tilla si Katari dhe Qeveria e Marrëveshjes Kombëtare në Libi. Turqia po përpiqet të zëvendësojë Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të rajonit, të tilla si Egjipti dhe Jordani, si arbitri kryesor i asaj që është “islamike”, shkruan “Xherusalim Post”.

Kjo do të thotë që udhëheqja e Ankarasë beson se ndryshimet e saj në Shën Sofia janë vetëm një hap drejt planit më të madh militarist fetar në Lindjen e Mesme.

Gazeta e përditshme rikujton se Turqia sulmoi një pjesë të Sirisë lindore në tetor të vitit 2019, pas shpopullimit të rajonit kurd të Afrinit në Siri, në janar të vitit 2018. Turqia pastaj rekrutoi refugjatë sirianë për të luftuar në luftën civile të Libisë, si pjesë e marrëveshjes energjetike dhe ushtarake me Tripolin, thekson gazeta.

Turqia në qershor, nisi sulmet ajrore në Irak kundër grupeve kurde, duke pretenduar se po luftonte “terrorizmin”. Një ditë, Turqia madje mund të tërhiqte vëmendjen e saj drejtë Jerusalemit. Fjalimi për Shën Sofinë e bëri të qartë se kjo është në rend të ditës në të ardhmen, përfundon “Xherusalim Post”. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close