EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Xhentolini: Mjetet e fondit të BE-së së pari do të destinohen për zgjidhjen e krizës

Komisari Evropian për Ekonomi Paolo Xhentolini sot deklaroi se Italia mjetet  që do t'i marrë nga Fondi  për rimëkëmbje të BE-së  së pari duhet t'i shfrytëzojë për zgjidhjen e krizës ekonomike të shkaktuar  nga pandemia me Kovid-19.

Romë, 28 maj 2020 (MIA) – Komisari Evropian për Ekonomi Paolo Xhentolini sot deklaroi se Italia mjetet  që do t’i marrë nga Fondi  për rimëkëmbje të BE-së  së pari duhet t’i shfrytëzojë për zgjidhjen e krizës ekonomike të shkaktuar  nga pandemia me Kovid-19.

KE dje  prezantoi plan për nxitje të aktiviteteve ekonomike  në vlerë prej 750 miliard euro, ndërsa Italia do të marrë rreth 170 miliard euro.

“Italia ato para duhet t’i shpenzojë për  zgjidhjen e krizës, por në plan afatmesëm dhe afatgjatë duhet të kthehet në rrugën  e menaxhimit me borxhin në nivel të qëndrueshëm sepse në të kundërtën rrezikon  të bie në probleme  vitet e ardhshme”, potencoi Xhentolini. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close