0_Magazinë.PortalSkena

Xhejms Bondi i ardhshëm mund të jetë i racës së zezë, por jo femër

Aktori i ardhshëm në rolin e Xhejms Bond mund të jetë "nga cila do ngjyrë", por sigurisht nuk do të jetë femër. Këtë për revistën "Varajeti" e konfirmoi Barbara Brokoli, e cila së bashku me Majkëll Uilson me vite i prodhojnë filmat për "Agjentin 007".

Los Anxhelos, 14 janar 2020 (MIA) – Aktori i ardhshëm në rolin e Xhejms Bond mund të jetë “nga cila do ngjyrë”, por sigurisht nuk do të jetë femër. Këtë për revistën “Varajeti” e konfirmoi Barbara Brokoli, e cila së bashku me Majkëll Uilson me vite i prodhojnë filmat për “Agjentin 007”.

“Për gratë, besoj, duhet të krijojmë karaktere të reja – të fuqishme, karaktere femrash. Nuk jam aq e interesuar që të marrim karakter mashkull dhe ta shndërrojmë atë në femër. Mendoj se femrat janë më të interesuara për këtë”, deklaroi Brokoli.

“Nuk është koha për të vdekur” (No Time To Die), shfaqja e së cilës është përcaktuar për muajin prill, është filmi i 25-të nga seria e filmit britanik të super-spiunit dhe i fundit me Daniel Krejg në rolin kryesor.

Në të kaluarën, aktorët Xhilian Anderson, Anxhelina Zholi, Emilia Klark, Elizabet Benks dhe Emili Blant janë përmendur si pasardhëse të mundshme të Krejg. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close