BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Xhasinda Ardern: Përhapja e mëtutjeshme e Kovid-19 do të ndikojë në vendimin për zgjedhje

- Kryeministrja e  Zelandës së Re, Xhasinda Ardern deklaroi se në rast të përhapjes së mëtutjeshme të virusit korona, ajo do të vendosë se a do të shpërndahet Parlamenti dhe të shpallë zgjedhje ose t'i shtyjë.

Velington, 12 gusht 2020 (MIA) – Kryeministrja e  Zelandës së Re, Xhasinda Ardern deklaroi se në rast të përhapjes së mëtutjeshme të virusit korona, ajo do të vendosë se a do të shpërndahet Parlamenti dhe të shpallë zgjedhje ose t’i shtyjë.

Pas zbulimit të rasteve të reja të infeksionit, për herë të parë pas më shumë se tre muaj, në shtet përsëri janë në fuqi masa të jashtëzakonshme restriktive.

Persona zyrtarë në Zelandë të Re po e hetojnë mundësinë që virusi të jetë importuar përmes mallit të importuar të ngrirë sepse njëri nga të sapoinfektuarit kishte punuar në repart për ngrirje të peshkut na Kina.

Megjithatë, personat zyrtarë në atë vend janë të bindur se burimi i infeksioneve të reja nuk është me origjinë lokale, ata besojnë se vjen nga jashtë.

Megjithatë, epidemiologët thonë se është gati e pamundur që virusi të importohet përmes produkteve të ngrira dhe paralajmëruan rezultate nga analizat nga të gjitha hapësirat e repartit për ngrirje ku punonte punëtori i infektuar.

Kufizimet në Oukland janë më të ashpra se sa në pjesën tjetër të vendit, sepse banorët e atij qyteti ishin urdhëruar që të mos i lëshojnë shtëpitë e tyre, përveç se kur shkojnë të blejnë gjëra ushqimore dhe ilaçe. fc/

Back to top button
Close
Close