0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Xhaferi: Partitë t’i afrojnë qëndrimet për Ligjin e Prokurorisë Publike

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot u ka porositur partive sa më shpejtë të afrojnë qëndrimet për Ligjin e Prokurorisë Publike.

Shkup, 16 janar 2020 (MIA) – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot u ka porositur partive sa më shpejtë të afrojnë qëndrimet për Ligjin e Prokurorisë Publike.

“Thirrja ime, apo apeli është t’i afrojnë qëndrimet. Porosia e eurokomisarit Oliver Varhoji dhe deklarata e ambasadorit francez Kristian Timonie ka qenë më shumë se e qartë”, ka thënë Xhaferi sot në deklaratën për media në Kuvend.

Sipas deputetes së LSDM-së, Snezhana Kaleska- Vançeva partia më e madhe opozitare nuk ka vesh për Ligj të Prokurorisë.

“Në këtë moment nuk shoh se janë të shqetësuar dhe se do të donin të ulen të punojmë në këtë temë. Mendoj se ajo është nga momenti kur janë lajmëruar zgjedhjet, thjeshtë e shmangën anësh, kjo është përshtypja ime dhe shpresoj se nuk gabohem, do të isha shumë e lumtur të gaboj dhe të zhbllokohet procesi”, ka thënë Kaleska- Vançeva.

Ka shtuar se opozita konsideron se në atë mënyrë do të arrijë të menaxhojnë atë që ka ndodhur edhe me lëndët e PSP-së, por për keqardhje është qasje e gabuar.

Në pyetjen nëse pret nga opozita zgjidhje kompromisi për këtë Ligj dhe nëse do të ftojnë në takime grupet e punës, Kalevska- Vançeva ka thënë se atë në vazhdimësi e bëjnë, por se sinqerisht në këtë moment nuk sheh se opozita është e shqetësuar për këtë temë.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski konsideron se do të ishte mirë të sillet kjo zgjidhje ligjore.

“Konsiderojmë se do të ishte mirë të miratohet, jemi në dispozicion të grupit qeveritar të shumicës parlamentare BDI dhe LSDM për bisedime konstruktive ku do të jepnim propozimet tona për sjelljen e ligjit konform standardeve të Komisionit të Venecias. Por duhet të bëhen prioritete dhe nëse për shumicën parlamentare më me rëndësi është Ligji për tregti të marijuanës së thatë, jo aq me rëndësi Ligji për Prokurori atëherë vështirë se do të mund të bëjmë diçka dhe të miratojmë”, ka thënë Milloshoski. fab/

 

 

 

Back to top button
Close
Close