0_Maqedoni.Portal0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Xhaferi: Ndryshimet e Ligjit për Kuvendin sigurojnë pavarësi financiare dhe pavarësi të administrimit kuvendor

Ndryshimet ligjore sigurojnë pavarësi financiare dhe pavarësi të administrimit kuvendor dhe ato janë me rëndësi të jashtëzakonshme për shërbimet, porositi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në konferencë për shtyp, që u mbajt pasi që në shtëpinë ligjvënëse u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Kuvendin.

Shkup, 16 janar 2020 (MIA) – Ndryshimet ligjore sigurojnë pavarësi financiare dhe pavarësi të administrimit kuvendor dhe ato janë me rëndësi të jashtëzakonshme për shërbimet, porositi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në konferencë për shtyp, që u mbajt pasi që në shtëpinë ligjvënëse u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Kuvendin.

Ai theksoi se propozimi për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Kuvendin është miratuar me shumicë të madhe dhe me mbështetje nga të gjitha grupet e deputetëve.

“Duhet të cekim se deri më tani, edhe pse formalisht në mënyrë të pavarur, Kuvendi si institucion ishte tërësisht i varur nga Qeveria, lidhur me pozitën e shërbimit, ekipimin e tij, avancimin dhe punësimin. Në atë kontekst ndryshimet të cilat i votuam sot janë me rëndësi të jashtëzakonshme për shërbimet. Të mos harrojmë se në barrën e shërbimeve kuvendore kalojnë proceset më të rëndësishme politike në shtet”, theksoi Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit theksoi se ishte unanim qëndrimi i të gjitha grupeve të deputetëve se Kuvendi duhet të sigurojë kushte për shërbim kuvendor, të cilat korrespondojnë me përgjegjësinë që e ka ai shërbim.

Në mbledhjen e sotme të 130-të të Kuvendit, me 82 vota “për”, i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Kuvendin.

Zgjidhja ligjore parasheh jo vetëm punësime të reja në shërbimet kuvendore në nivel vjetor, por edhe avancime të disa nga ekzistueseve me qëllim të efikasitetit dhe profesionalitetit të tyre më të madh, u tha në mbledhje. Sipas ndryshimeve, do të formohet këshill kuvendor si trup profesional ndihmës i sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit me funksion të vetëm – të bëjë analizë të saktë për funksionalitetin e shërbimeve kuvendore, ndërsa Planin për punësim vjetor do ta propozojë sekretari i përgjithshëm në pajtim me këshillin buxhetor të Kuvendit. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close