0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritPolitikë

Xhaferi do ta udhëheqë mbledhjen konstituive

- Kryetari në largim i Kuvendit, Talat Xhaferi nesër do ta udhëheqë mbledhjen konstituive të Kuvendit, konfirmuan nga kabineti i tij.

Shkup, 3 gusht 2020 (MIA) – Kryetari në largim i Kuvendit, Talat Xhaferi nesër do ta udhëheqë mbledhjen konstituive të Kuvendit, konfirmuan nga kabineti i tij.

“Kryetari Xhaferi doli nga spitali dhe është në gjendje shumë të mirë dhe nesër ai do ta udhëheqë mbledhjen”, informojnë nga kabineti i Xhaferit.

Pak më parë ai deklaroi se ndjehet mirë dhe se tashmë është e sigurt se ai do të udhëheqë me mbledhjen konstituive nesër. Ai sot doli nga Klinika Infektive ku ishte që nga 24 korriku, ndërsa testet e njëpasnjëshme në kovid  ishin negative.

Ndërkaq shërbimet e Kuvendit, po përgatiten në pajtim me masat për mbrojtje nga koronavirusi për mbajtje të mbledhjes konstituive në sallën e madhe me kupolë ku do të sigurohet distancë adekuate mes deputetëve, nëpunësve të Kuvendit dhe personave të tjerë të cilët duhet të jenë të pranishëm. Votat në këtë mbledhje do të numërohen me dorë, ndërsa sipas të gjitha gjasave edhe të atyre më pas, duke pasur parasysh se në të nuk ka të instaluar sistem për votim.

Në ditën e mbajtjes së Mbledhjes konstituive do të matet temperatura e secilit që do të vijë në ndërtesën e Kuvendit, deputetët dhe mysafirët e tjerë të ftuar do të priten me protokoll të zbatuara saktë deri në vendin ku duhet të ulen.

Numri i punonjësve medial në Kuvend do të jetë i kufizuar, ndërsa aktivitetet e tyre do të ndiqen drejtpërdrejtë përmes Kanalit kuvendor dhe me strime drejtpërdrejtë. Mbledhja konstituive do të ndiqet përmes Kanalit kuvendor, ndërsa konferencat për shtyp do të organizohen në Sallën e kristaltë ku do të kishte hapësirë të mjaftueshme për mbajtje të distancës. fc/

 

 

Back to top button
Close
Close